Aplikacione

Plotësohet me karakteristika HTML5, ja se çfarë mund të presim në të ardhmen

Dec 20 2012
0 Shpërndarje
Plotësohet me karakteristika HTML5, ja se çfarë mund të presim në të ardhmen

HTML5W3C (World Wide Web Consortium) ka përfunduar plotësimin e karakteristikave për HTML5 dhe Canvas 2D, duke hapur kështu rrugën e zhvillimit të mëtejshëm të këtyre teknologjive dhe krijimin e versioneve pasardhëse të tyre.

Draftet për HTML5.1 dhe Canvas 2D Level 2 u paraqitën ditën e hënë në një draft nga W3C. Po atë ditë, W3C publikoi një manual të plotë të karakteristikave dhe specifikimeve fillestare të HTML5 dhe Canvas 2D.

Karakteristikat e reja që do të shtohen në HTML5.1, edhe pse nuk ishin të shprehura në mënyrë të detajuar në draft, përfshijnë përmirësime lidhur me videot dhe navigimin e shpejtë në to, formse më të mira përfshi modulet e inputit dhe kompletimit automatik, kontrollim të shkrimit (spell checking), cilësi më të mirë të imazheve si dhe iframe më të fuqishme për bashkëngjitjen e dokumenteve.

Për Canvas 2D Level 2 nga ana tjetër, po punohet që të funksionojë më mirë me ekranet që kanë rezolucion të lartë.

W3C shpreson ta përfundojë HTML5.1 duke e njohur zyrtarisht si një “W3C Recommendation” në vitin 2016. Ndërkohë për Canvas 2D Level 2 nuk ka ende një datë përfundimtare. Adaptimi i parë i HTML5 si një W3C Recommendations pritet të fillojë në vitin 2014, ndërsa Canvas 2D mund të zyrtarizohet në 2013-n.

Për momentin, problemi më i rëndësishëm që ka HTML5 është mungesa e një video kodeksi standard. W3C nuk ka gjetur ende një të përshtatshëm që të përputhet me kërkesat e saj, edhe pse deri tani ka marrë në konsideratë kodekse si H.264 dhe Google VP8. (CIO Albanian)

Tags >

html 5
Lajmet e fundit>