Business & Management

Plextor prezanton serinë M5S të SSD

Jul 15 2012
0 Shpërndarje
Plextor prezanton serinë M5S të SSD

Plextor, kompania e cila kohë më parë fitoi reputacion me disqet optike, që para se të dilnin DVD-të, është përqëndruar në prodhimin e SSD ku produkti i saj i fundit është seria M5S.

Seria M5S përfaqëson SSD më të shpejt deri tani të kompanisë, me 73000 IOPS leximi dhe 70000 IOPS shkrimi.

Leximi dhe shkrimi kanë vlerat respektivisht 520MB/S dhe 390MB/s/. Sipas kompanisë, receta që ajo përdori është për të siguruar një performansë të shpejt për një kohë të gjatë si Instant Restore, Global Wear Levelind dhe Bad Block Management.

Këto janë 3 kapacitete nga të cilat mund të zgjidhet, duke përfshirë këtu dhe:

64GB (PX-64M5S): $100

128GB (PX-128M5S): $160

256GB (PX-256M5S): $300

Kemi parë SSD të performansave të larta që i afrohen çmimit 1 dollar për GB, kështuqë këto të Prexotr duken se janë paksa më të shtrenjta se konkurrentët e vet. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>