Business & Management

Platforma e procesimit të pagesave Google Checkout mbyllet në nëntor

May 22 2013
0 Shpërndarje
Platforma e procesimit të pagesave Google Checkout mbyllet në nëntor

google checkoutMë 20 nëntor, Google do të mbyllë përfundimisht mjetin e procesimit të pagesave. Kompania po njofton shitësit të gjejnë një alternativë të re në vend të kësaj platforme. Checkout, i cili është lançuar për herë të parë në vitin 2006, u shkri me Wallet nëntorin e kaluar.

Google Wallet është një mjet që realizon pagesa përmes pajisjeve mobile. Produkti u krijua me synimin për të sfiduar PayPal-in e eBay-t, i cili dominon prej kohësh pagesat në ueb. Google është shprehur gjithashtu se në bashkëpunim me Braintree, Shopify dhe Freshbooks do të ofrojë ulje për shitësit të cilët nuk kanë zgjedhur ende një alternativë për procesimin e pagesave.

My mbylljen e Checkout, përqëndrimi dhe fokusi i Google do të kalojë tek Wallet. Zhvilluesit e Play Store do të kalojnë tashmë në Google Wallet Merchant Center. Për konsumatorët që përdorin Wallet në faqe si Priceline dhe Uber, kompania është shprehur se nuk do të ketë ndryshime. Wallet ruan të dhëna mbi pagesat e përdoruesve si dhe realizon pagesa nëpërmjet pajisjeve Android që kanë NFC.

Javën e kaluar, Google deklaroi se kishte integruar edhe Gmail-in me Wallet, duke u mundësuar për momentin vetëm përdoruesve në SHBA t’i dërgojnë para njëri-tjetrit. Transfertat mund të bëhen përmes një llogarie bankare të lidhur me Google Wallet. Ato janë pa pagesë. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>