Menaxhim Projektesh

Planifikoni zgjerimin e biznesit

Feb 2 2011
0 Shpërndarje
Planifikoni zgjerimin e biznesit

Hartat e afta i vendosin strategjitë e biznesit në kontekst me procesin dhe funksionet që ndikojnë tek ato, duke i ndihmuar arkitektët e ndërmarrjeve që të dizajnojnë më mirë. Forrester Research tregon gjashtë hapa që duhen ndjekur kur krijoni dhe përdorni një hartë të aftë

Derisa CIO-të orvaten të evoluojnë IT-në nga një vegël solide ose furnizues i besueshëm në një partner të integruar biznesi, atyre u nevojiten mundësitë për të përshkruar funksionet e IT-së sipas termave të biznesit.

Ekspansioni i biznesit të IT-së do të shfaqet vetëm atëherë kur të dyja palët zhvillojnë një mirëkuptim të ndërsjellë se çfarë është me rëndësi për biznesin, si ndërlidhet kjo me modelin e biznesit dhe teknologjinë përkrahëse dhe ku se ku duhen bërë investimet prioritet për të pasur përmirësimet e pritura. Hartat e afta të biznesit ofrojnë një strukturë për t’i vlerësuar, gjetur dhe për t’i komunikuar këto nevoja. Këto harta i vendosin strategjitë e teknologjisë si SOA dhe konsolidimin e aplikacioneve në një kontekst të procesit të biznesit, funksioneve dhe mundësive që ato afektojnë, duke i ndihmuar arkitektët e ndërmarrjeve (EA) në dizajnimin e aplikacioneve dhe të arkitekturës së informacioneve.Hartat e afta shumë shpejt janë duke u bërë komponenti themelor i iniciativave të arkitekturës së bizneseve, edhe pse nuk ekzistojnë modele standard të industrisë ose struktura për t’i udhëzuar arkitektët në zhvillimet e tyre.

Kur arkitektët e ndërmarrjeve ia nisin punës për zhvillimin dhe përdorimin e hartës së aftë, shumë shpesh bëjnë pyetje se nga t’ia fillojnë dhe çfarë të përfshijnë në këtë hartë. Fatmirësisht, Forrester ka biseduar me dhjetëra kompani konsulente dhe arkitektë biznesesh në lidhje me mënyrat se si duhen ndërtuar dhe përdorur hartat e afta. Nga këto diskutime ne kemi zhvilluar një proces me gjashtë hapa që ofron themelin se si të ndërtoni dhe aplikoni harta të afta.

 

Hapi 1: Identifikoni problemet e ekspansionit të biznesit të IT-së

Intervistoni aksionarët në mënyrë individuale për të marrë sa më shumë perslidpektiva që është e mundur. Filloni me aksionarët e IT-së dhe përdorni rezultatet e këtyre intervistave për të përpunuar procesin e intervistës para se të kaloni tek aksionarët e biznesit. Më vonë, analizoni të dhënat e intervistës për modelet e përgjigjeve dhe temat që do të tregonin fushat kryesore të problemit. Vërtetojini këto gjetje me aksionarët për t’u siguruar që  problemet e identifikuara në mënyrë të saktë reflektojnë brengat dhe interesat e tyre.

Hapi 2: Definoni qasjen tuaj

Krijoni një pamje të gjendjes aktuale, e cila është një kompozim i problemeve të caktuara në hapin e parë, si dhe një pamje të së ardhmes, e cila përshkruan se si do të duken ndërlidhjet e biznesit dhe IT-së pas implementimit të hartës së aftë. Pastaj përdorni gjendjen e pamjes aktuale dhe asaj të së ardhmes për të adresuar problemet e ekspansionit dhe për të gjetur opsionet e zgjidhjeve si dhe përqendrohuni te çështjet që mund të zgjidhen ose përmirësohen duke përdorur qasjen e hartës së aftë. Më pas do t’ju duhet të selektoni me kujdes rolet e nevojshme për ta bërë iniciativën të suksesshme dhe për të identifikuar të gjitha burimet, përfshirë edhe konsulentët e brendshëm dhe të jashtëm.

Hapi 3: Zhvilloni modelin e biznesit

Filloni duke bërë një model të pjerrët stafi, i cili tregon se sa kohë i duhet çdo burimi për t’u aplikuar në iniciativë dhe kur duhet të angazhohet secili lojtar. Zhvilloni qasje të zbutura për sfidat që ekipi do të hasë dhe shënoni ato për të cilat do t’ju duhet ndihma e aksionarëve për t’ia dalë mbanë. Gjithashtu do t’ju duhet të caktoni se cilat vegla dhe teknologji duhet të përdorni për të rritur efektivitetin. Një vegël tipike mund të përfshijë një vegël modelimi, vegla të hartave dhe një depo dokumentesh. Përfundimisht, llogaritni se kur do t’ju nevojitet financimi. Çelësi kryesor për të lënë përshtypje tek aksionarët tuaj është të ushtruarit. Mos harroni të jeni të qartë, të saktë dhe të besueshëm kur prezantoni hartën, listën e burimeve, sfidat dhe kërkesën për financim. Qëllimi është që ta keni tërë projektin të financuar, por nëse nuk ia arrini- merrni aq sa mundeni. Promovimi dhe shitja shpesh duhet të vazhdojnë edhe pasi financimi është aprovuar, në mënyrë që të siguroheni se gjithsecili mbetet i angazhuar deri në rezultatin final.

Hapi 4: Ndërtoni hartën e aftë

Principet e organizimit të hasura shumë shpesh në hartat e afta janë rrjedhjet e vlerave, funksionet e biznesit dhe shërbimet për klientët. Zgjidhni metodën që i përshtatet më shumë të menduarit biznesor. Pasi të jetë gjetur metoda, atëherë mund të definohet edhe struktura e aftë.Pastaj zgjidhni një zonë të strukturës për t’u përqendruar, në mënyrë që të verifikoni që ajo strukturë është në nivelin e duhur. Selektoni një element të vetëm organizativ për të filluar, bazuar në kompleksitetin dhe nivelin e angazhimit të pritur nga pjesëmarrësit e tjerë të biznesit. Identifikoni aftësitë për atë element dhe shtoni detaje. Detajet tipike përfshijnë përshkrimin e aftësisë (zakonisht një ose dy paragrafë), njerëzit, procesin, teknologjinë, informacionet, qëllimet e biznesit, metricat dhe zbrazëtitë. Përsëritini të gjitha elementet organizuese. Në fund të këtij hapi, ju duhet të keni një hartë të aftë shumë mirë të dokumentuar, të verifikuar dhe të gatshme për ta aplikuar problemet e identifikuara në ekspansionin e biznesit të IT-së.

Hapi 5: Aplikoni hartën e aftë në problemet e identifikuara

Ekzistojnë disa mënyra sipas të cilave hartat e afta mund të aplikohen në një varg të gjerë problemesh. Për shembull, planifikuesit e biznesit dhe të IT-së mund të krijojnë një pamje të hartës së aftë për të fokusuar vendimet e investimeve në zonat më të efektshme. Ju duhet të filloni duke identifikuar aftësitë themelore që ofrojnë diferencim të madh tregu dhe lidership konkurrent. Mbusheni këtë hartë me analiza të performancës së këtyre aftësive themelore. Harta rezultuese sqaron se kur aftësive u nevojitet investim shtesë. Në mënyrë alternative, disa organizata mund të aplikojnë harta të afta për të projektuar menaxhimin e portofolave, derisa të tjerët i përdorin ato për të identifikuar problemet e efiçencës.

Hapi 6: Vlerësoni progresin dhe përmirësoni qasjen

Kthehuni pas dhe hidhini një vështrim kritik punës së deritanishme, në mënyrë që të mund të bëni përmirësimet e nevojshme. Ekzaminoni sërish shpërndarjet e brendshme, duke dalluar problemet e padukshme që kanë ndikuar në progres dhe vlerësoni se si ngjarjet e ardhshme mund të ngadalësojnë ose shpejtojnë progresin. Vlerësoni ndikimin e përgjithshëm duke dokumentuar evidencën kuantitative dhe anekdotike, duke identifikuar pjesët se ku hartat e afta kanë shtuar vlera dhe duke mbledhur të dhëna përmes intervistave me aksionarët. Falë këtyre pikave, ekipi BA duhet të ketë në dorë një tablo të plotë se ku vlerat shtesë mund të qëndrojnë dhe nëse është punuar aq sa duhet për ta çuar iniciativën deri në fund.

Lajmet e fundit>