Aplikacione

Planifikoni dietën tuaj me dy klikime

Aug 24 2012
0 Shpërndarje
Planifikoni dietën tuaj me dy klikime

Eat This Much është një aplikacion uebi që ju ndihmon në planifikimin e dietës suaj duke u bazuar në sa kalori dëshironi të konsumoni gjatë një dite.

Ju i tregoni se sa duhet të jetë maksimumi i kalorive, sa vakte dëshironi të hani dhe ai ju paraqet një plan për vaktet gjatë ditës.

Nëse të gjitha këto ju ngjajnë të dëgjuara më parë, kjo është për shkak sepse Eat This Much është versioni 2.0 i Swole.me, me disa përmirësime algoritmike (kështu nuk do të merrni më shtojën e zakonshme e të çuditshme që ju sugjeron të hani një kg proshutë për mëngjes), që ju lejojnë të shtoni vetë vaktet që dëshironi.

Po ashtu, mund të largoni disa lloje ushqimesh, nëse keni ndonjë alergji ose nevoja të tjera diete. Është një mënyrë e shkëlqyer që ju ndihmon të planifikoni shpejt vaktet tuaja për ditën kur nuk keni kohë të përpiloni opsione të balancuara e të shëndetshme.

Në fakt, nëse keni ndonjë listë të ushqimeve, është një mënyrë e mirë për t’ju ndihmuar në kursimin e kohës që harxhoni në dyqane. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>