Business & Management

Plani i luftës: Apple vs. Microsoft vs. Google

Jul 6 2012
0 Shpërndarje
Plani i luftës: Apple vs. Microsoft vs. Google

Javët e fundit, lojtarët më të mëdhenj të industrisë teknologjike kanë prezantuar pajisjet e tyre më të fundit dhe më të mira, secila duke shpresuar të bëjë lëvizje të mëdha deri në fund të vitit.

Apple ka iOS 6 dhe MacBook Pro të saj të rinj, Microsoft zbuloi tabletin e vet Surface dhe po përgatit Windows 8 ndërsa Google ka prezantuar versionin e më të fundit të Android si dhe poashtu ju fut biznesit të tabletëve.

Ky vit pritet të jetë shumë më interesant se viti i kaluar.

Çfarë kishte 2011-ta?

Një rritje e specifikave të iPad dhe iPhone, një nxehje e lehtë e ekosistemit të Windows si dhe lansimin (e dështuar) të desktopit nga ana e Google. Duke bërë këtë krahasim, viti 2012, do të jetë një betejë e vërtetë.

Le të shikojmë se çfarë kanë kompanitë në dispozicion:

Apple: Shumë ndryshime kanë ndodhur këtë vit përfshirë edhe një iPhone të ri që pritet të dalë këtë vit. Pas një beteje agresive çmimesh dhe bisedimeve me prodhuesit, Apple uli çmimin e produkteve të saj në nivelin e përgjithshëm të tregut. iPhone tani konsiderohet një pajisje e thjeshtë, dhe MacBook Air, dikur një pajisje tmerrësisht e mbiçmuar, tani po ul çmimin në nivelin e laptopëve PC.

Kjo i ka dhënë mundësinë Apple të filloj të shesë produkte përsëri me çmime jashtëzakonisht të shtrenjta, duke filluar me Retina MacBook Pro. Shumë shpejt do të ketë dhe një version të ri 13 inç dhe të dyja do të shiten rreth çmimit 2000$ secila. iPhone më i lirë do të kushtojë diku te 200$.

iOS 6 sapo ka filluar rrugën e vet. Facebook, Twitter, Yelp dhe shumë të tjera po konsiderohen si elemente thelbësore dhe janë të integruara direkt në sistem. Google po lihet mënjanë pasi Apple filloi të përdorë hartat e veta duke preferuar që përdoruesit të përdorin Siri dhe jo Google si makinë kërkimi.

Çfarë mund të shkojë keq? Nëqoftëse OS i Google, Android, do të kryente përmirësime, atëhere mund të ishte një kërcënim për pothuajse-monopolin që ka krijuar Apple në ShBA. Në të njëjtën kohë Apple ka probleme me shërbimet si cloud, transmetimin media, të ruajturit e të dhënave si dhe gjithashtu aplikacionet Ueb si Google dhe Microsoft. Apple mund t’i mbajë klientët e vet në produktet e tyre vetëm nëqoftëse shërbimet e tyre janë konkurruese, dhe konkurrimi po lëviz më shpejt se ata. Në fund të fundit të jemi të sinqertë, iOS dhe OS X kanë filluar të duken të vjetra.

Microsoft: Viti 2012 do të jetë viti më me zhvillime për kompaninë. Windows 8 është ndryshimi më i madh i bërë në sistemin operativ më të përdorur në botë. Gjithsesi Microsoft shpreson ta ndërtojë suksesin e vet duke bërë Windows dhe Xbox një familje ekosistemi në të cilën do të jetë shumë mirë të jetohet.

Tableti Surface është mënyra e Microsoft për të thënë se është gati të lëvizë nga PC dhe laptopët në produktet më me famë të momentit, tabletët. Windows 8 po ndërtohen mbi gabimet e mësuara të mëparshme duke kërkuar perfeksionizëm. Xbox i ri nuk është ende gati.

Lidhja me TV, PC dhe telefoninë ka qenë gjithmonë dëshirë e Microsoft, por vetëm kohën e fundit kjo gjë është bërë e mundur. Ky vit dhe viti i ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishëm për kompaninë pasi ajo do të duhet të lerë traditat dhe partnerët, një hap paksa i vështirë, por i domosdoshëm për të qëndruar një forcë e madhe në fushën konsumatore.

Shumë gjëra mund të shkojnë keq, edhe pse, nëse një pjesë prishet, të gjitha të tjerat do të dobësohen. Windows 8 mund të dështojë në zëvendësimin që kërkojë t’i bëjë Windows 7, sistem operativ të cilin shumë njerëz ka shumë pak kohë që kanë filluar ta përdorin.

Google: Sfida e Google do të jetë prezantimi i një aspekti të vetëm drejt konsumatorëve. Ka 10 versione të ndryshme Android nga 10 prodhues të ndryshëm, të gjitha duke marrë azhurnime të ndryshme nga vetë prodhuesit. Në të njëjtën kohë, Google Chrome do të dalë për iPad, edhe pse kompania po krijon laptopë dhe tabletë me sistemin e vet operativ. Çdo cep i teknologjisë duket se ka nga një Google të ndryshëm, secila me një funksion të vet. Android 4.1 është mënyra e kompanisë për të bashkuar çdo gjë të ndarë.

Një tjetër synim është të paturit një Google të madh i cili do të duket njësoj kudo që të jeni, dhe në çfarëdo pajisje që të përdorni. Chrome sigurisht jua ofron këtë gjë me anë të shumë tabeve që ka, gjithsesi kompania dëshiron që Google të mëndohet si një vend i vetëm i madh, dhe jo si një sërë pajisjesh. Një vend në të cilin ju do të mund të shikoni nga shumë dritare, telefoni juaj, televizori, PC, apo në të ardhmen edhe Google Glass.

Për të ndodhur një gjë e tillë duhet që ta ndërtojë shërbimin e vet të duket njësoj nga çdo vend. Jo detyra të ndryshme në ndërfaqje të ndryshme. Pa përmendur dhe faktin që prodhues të tjerë si Samsung dhe HTC instalojnë ndërfaqe të krijuara vet shtesë për shërbimin e Google.

Për fat të keq, shumë nga këto gjëra janë jashtë kontrollit të Google. Vetë natyra e sistemeve të hapura si Android e ndalojnë Google të bëjë këtë lloj kontrolli dhe kompani si Amazon mund të marrin shumë lehtë atë çfarë duan dhe t’i thonë Google mos t’i bëzdisë më. Kështuqë Google i nevojitet bashkëpunimi i partnerëve të vet për të unifikuar këtë sistem.

Çfarë do të ndodhë: Me sa duket Google dhe Micosoft do të marrin një goditje si pasojë e rigrupimit që duhet t’u bëjnë kompanive të tyre, duke u mbështetur në besimin që duhet t’u tregojnë partnerëve. Në të njëjtën kohë, Apple, do të vazhdojë të dominojë në shitje duke shitur pajisje iOS dhe iOS X. Gjithsesi edhe blerësit më besnikë duhet të pranojë se të dyja këto sisteme nuk janë aq të freskëta sa ishin.

Pra duke vazhduar një vit tjetër të suksesshëm shitjesh të mëdha nga Apple, do të vini re një shkëputje të madhe me shërbimet softuer. Një rishikim i madh i planit të Apple do të ndodhë vitin tjetër, kur kompania të mbledhë kuadrot e veta të zhvillimit. Por deri atëhere kush e di? Ndoshta Google dhe Microsoft do të kenë rregulluar problemet e tyre dhe pajisjet e tyre të reja do të marrin famë të madhe. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>