Investim

Plani i BE-së për prokurim elektronik ndihmon BVM-të

Jul 29 2011
0 Shpërndarje
Plani i BE-së për prokurim elektronik ndihmon BVM-të

Plani i ri i Bashkimit Evropian për prokurimin elektronik me hapat e rinj të përfshirë në të pritet të përkrah IT bizneset e vogla dhe të mesme në sigurimin e kontratave qeveritare.

Komisioni Evropian të premten nisi planet për të shtyrë përdorimin e prokurimit publik nga qeveritë dhe organizatat tjera të sektorit publik kur blejnë të mira dhe shërbime ose tenderime për punë publike. Studimi i ri do të vëzhgoj metodat aktuale të prokurimit elektronik në vendet e BE-së, ndërsa rezultatet e këtij studimi do të shërbejnë për të krijuar themelet që do të përdoreshin për avancimin e kësaj teknologjie në të ardhmen.

Komisioni gjithashtu ka ftuar ekspertët që të dizajnojnë dhe implementojnë sisteme të prokurimit elektronik (e-prokurimit). Ky grup ekspertësh do të zhvilloj një plan themelor për ofertimet elektronike deri në fund të vitit 2012, ndërsa afati i fundit për aplikim është data 30 shtator e këtij viti.

Në deklaratën zyrtare të Komisionit Evropian ndër të tjera shkruan që “E-prokurimi përfshin shumë më tepër se sa një ndryshim nga sistemet e prokurimit me letra në ato me komunikime elektronike. E-prokurimi ka potencial të shpejtojë dhe lehtësoj blerjet publike, duke përfituar edhe blerësit edhe ofertuesit, dhe në këtë proces edhe taksapaguesit evropian. Ky do të shpie deri tek një administrim më efiçentë prokurimi, që do të rezultojë në kursim kohe dhe parash.”

Shndërrimi i plotë në prokurim elektronik mund të kursej diku nga 50 deri në 70 miliardë euro në vit sipas hulumtimit të fundit të Deutsche Bank.

Lajmet e fundit>