Siguri

Pjesa më e madhe e shfletuesve mobile janë të pasigurtë

Dec 9 2012
0 Shpërndarje
Pjesa më e madhe e shfletuesve mobile janë të pasigurtë

Asnjë nga shfletuesit më të vlerësuar mobile nuk ka siguri të lartë, dolën në përfundim kërkuesit në Georgia Tech.

“Kemi gjetur dobësi në të 10 shfletuesit mobile që testuam, të cilat përdoren nga mbi 90% e përdoruesve që aksesojnë uebin në SHBA”,- u shpreh Patrick Traynor, asistent profesor në Georgia Tech’s School of Computer Science.

Edhe ekspertët e kanë të vështirë të dallojnë vërtetësinë e një uebfaqeje përmes shfletuesve mobile për shkak të mungesës së treguesve grafikë si ikona e çelësit që tregon se kur po përdoren protokolle sigurie si SSL apo TSL.

Këta tregues që shfaqen në shfletuesit desktop, u tregojnë përdoruesve nëse faqja që po vizitojnë është e sigurte apo jo. Shembujt përfshijnë prefiksin HTTPS në adresë si dhe ikonën e çelësit kur ata bëhen gati për të dhënë informacione sensitive (si për shembull, kartën e kreditit).

World Wide Web Consortium (W3C) ka paraqitur katër guida të veçanta për implementimin e SSL dhe TLS, diçka që shfletuesit në desktop e realizojnë më së miri. Por, kur vjen puna tek shfletuesit mobile, rekomandimet e W3C nuk po merren edhe aq seriozisht.

Duke qenë se njerëzit po i përdorin smartfonët e tyre rregullisht për të blerë online apo për të kryer transaksione bankare, atëherë ky përbën një problem të madh.

“Kërkimi tregoi se përdoruesit e shfletuesve mobile janë tre herë më të ekspozuar ndaj phishing se sa përdoruesit e shfletuesve desktop”,- u shpreh Chaitrali Amrutkar, autori kryesor i Georgia Tech paper.

“A është e gjitha për shkak të mungesës së treguesve SSL? Ndoshta jo, por prezenca e plotë dhe e qëndrueshme e tyre do të ndihmonte patjetër. Me pak bashkëpunim, mund të përmirësojmë dhe të sigurojmë përvojën e përdoruesit në mobile ueb.” (CIO Albanian)

Tags >

shfletues
Lajmet e fundit>