Investim

Pjesa më e madhe e CIO-ve planifikojnë rritjen e investimeve në vitin 2013

Jan 26 2013
0 Shpërndarje
Pjesa më e madhe e CIO-ve planifikojnë rritjen e investimeve në vitin 2013

CIO finance 51% e liderëve të IT-së planifikojnë të rrisin buxhetin e këtij sektori në vitin 2013. Të dhënat vijnë nga një raport i fundit i revistës CIO ku janë intervistuar 188 Top ekzekutivët e IT-së.

Shifrat janë rritur disi krahasuar me 47% në prill 2012 apo shifra të ngjashme në gusht të 2011-s, kur ekonomia amerikane dhe ajo evropiane detyronte shumë krerë të kompanive të shkurtonin shpenzimet e buxhetit për IT-në.

CIO-t e kompanive të mëdha janë më të prirur të rrisin buxhetin për IT-në krahasuar me ata të kompanive të mesme apo të vogla (57% – 45%).

Përqindja e liderëve të IT-së që planifikojnë të shkurtojnë shpenzimet është rritur shumë pak; 23% do të ulin buxhetin e planifikuar për IT-në, shifër kjo e rritur krahasuar me 20% në prill dhe 18% dy vjet më parë.

Rreth dy të tretat e CIO-ve parashikojnë se shpenzimet për IT-në do të mbetet në të njëjtat vlera (35%) ose do të ulen (28%). Një e katërta e tyre do t’ia lenë kohës këtë vendim.

Liderët e IT-së presin që përqindja e buxhetit të caktuar për projekte IT do të ulet në 47%, nga 55% në prill dhe 57% dy vjet më parë.

Rezultatet e plota të studimit mund t’i gjeni tek ky link. (CIO Albanian)

Tags >

CIO
Lajmet e fundit>