Aplikacione

Pinterest, rrjeti social më inspirues

Oct 23 2012
0 Shpërndarje
Pinterest, rrjeti social më inspirues

Pinterest, dhe uebfaqet e tjera copycat, po sjellin një komunitet të ri të njerëzve të cilët po merren me projekte DIY (bëje vetë).

Pinterest thotë: “Përdoruesit e pëlqejnë këtë rrjet sepse është resurs i zbulimit të ideve, dhe inspirimit për projekte të ndryshme që u shërben njerëzve në të gjithë botën”.

Kategoria “DIY & Craft” në Pinterest është një nga më të përdorurat dhe ka projekte të panumërta të cilat dalin çdo ditë nga përdoruesit e Pinterest.”

Nuk ka shifra të sakta se sa njerëz po bëjnë pin dhe repin të projekteve DIY, por numri po rritet me afrimin e festave të fundvitit, thonë zyrtarët e Pinterest.

Pinterest po bëhet pikë frymëzimi për shumë njerëz

Nga ana psikologjike Pinterest po e ndryshon kahun e një rrjeti social të thjeshtë, dhe po e shndërron vetveten në një pikë referimi dhe inspirimi për shumë njerëz.

Për shembull ata që kanë nevojë për frymëzim blerjesh, e përdorin Pinterest dhe ata që duan të bëjnë dekorime në shtëpi i marrin idetë po nga ky rrjet.

Kimberly Cornuelle një specialiste e mediave sociale tha për Pinterest se: “Qëllimi i Pinterest gjithmonë ka qenë të shpërndajë inspirim, dhe mënyra më e mirë për ta parë se sa po shpërndahet inspirimi mund të shihet tek numri i ndjekësve.”

“Është një vend perfekt jo vetëm për tu frymëzuar, por dhe për të marrë ide për më vonë.” Nëse kërkoni inspirim, bëhuni dhe ju pjesë e Pinterest. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>