Karriere

Pinterest punëson ish ekzekutivin e Twitter në pozitën e CFO-së

Oct 5 2016
0 Shpërndarje
Pinterest punëson ish ekzekutivin e Twitter në pozitën e CFO-së

pinterestKompania teknologjike $11 miliardëshe, Pinterest, punësoi ish presidentin e financave të Twitter, Todd Morgenfeld, si CFO i tyre i parë, raportoi Wall Street Journal të Martën.

Morgenfeld iu bashkua Twitter në Maj të  2015 pasi shërbeu si zëvendës president i lartë i zhvillimit të korporatës në Hewlett-Packard. Përpara kësaj ai ishte drejtues i Serena Software dhe një bankier investitor në Goldman Sachs.

Ndërkohë që shumë mund të kujtojnë se puna e re do të thotë se Pinterest po bëhet gati për një ofertë publike fillestare, Sillbermann tha në një intervistë me Journal se ky rast nuk është i tillë. Kompania, e cila debutoi në 2010 dhe tani ka mbi 500 punëtorë, thjesht “po ngjit biznesin e tyre një shkallë më lartë.”

Morgenfeld ka një punë shumë të vështirë përpara. Pinterest, si Facebook dhe Twitter, prodhon shumicën e të ardhurave nga shitjet e reklamave. Por ndryshe nga Facebook dhe Twitter, Pinterest i duhet ende kohë që të mundet të prodhojë të njëjtat të ardhura. Sipas Journal, një person i njohur me çështjen tha se kompania prodhoi pak a shumë rreth $100 milion vitin që kaloi. (CIO Albanian)

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>