Slider

Pinterest publikon raportin e diversitetit, 40 % e punonjësve janë femra

Jul 26 2014
0 Shpërndarje
Pinterest publikon raportin e diversitetit, 40 % e punonjësve janë femra

pinterest_android_2-520x245Pinterest ka publikuar një raport diversiteti për organizatën, duke zbuluar se 40 % e punonjësve ishin femra dhe 50 % ishin racë kaukaziane.

Të dhënat statistikore janë klasifikuar nga inxhinieri i Pinterest, Tracy Chou, i cili kërkoi një transparencë më të madhe vitin e klauar rreth proporcionit të punonjësve femra në industrinë e teknologjisë. Që atëherë, një numër kompanish kanë vendosur të ndajnë raportet e tyre të diversitetit përfshi Google, Facebook dhe Twitter.

Përsa i përket raporteve gjinore, Pinterest u paraqit dukshëm më mirë se kompanitë e tjera teknologjike. Teksa vetëm 21 % të punonjësve e përbëjnë femrat në sektorin e teknologjisë, ky rezultat është më i mirë se gjendja e punësimit të gjinisë femërore në Twitter, ku femrat përbëjnë vetëm 10% të punonjësve në po të njëjtin sektor dhe në Facebook 15 %.

Interesante është se Pinterest ka një numër të lartë punonjësish Aziatikë se çdo firmë tjetër. Aziatikët mbajnë 42 % të forcës punëtorë globale dhe vetëm një fraksion të vogël e përbëjnë Hispanikët dhe Afrikano-Amerikanët. (CIO Albanian)

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>