Business & Management

Pinterest ngriti një investim prej 150 milion dollarësh

Jun 7 2017
0 Shpërndarje
Investimi më i fundit ka rritur ndjeshëm vlerën e kompanisë e cila ishte 11 miliard dollar në 2015-ën. Pinterest ngriti një investim prej 150 milion dollarësh Photo Source: Reuters

Pinterest ngriti 150 milion dollar nga investitorët e kompanisë duke e dërguar vlerën e saj në 12.3 miliard dollar tha një zëdhënës ditën e Marte.

Investimi më i fundit ka rritur ndjeshëm vlerën e kompanisë e cila vlerësohej me 11 miliard dollar në 2015-ën.

Themeluar në 2010-ën, Pinterest lançoi gjatë muajit Shkurt një funksionalitet të ri të quajtur Lens për të rritur gjenerimin e të ardhurave. Me Lens përdoruesit mund të zbulojnë ide të inspiruara nga objekte në botën reale gjurmuar nga kamera e pajisjes.

Kapitali i ri i kompanisë do të përdoret për investime të tjera në teknologjinë vizuale dhe zgjerimin e saj.

Kompania ka 175 milion përdorues aktivë në muaj. 60% e bazës së përdoruesve janë jashtë Shteteve të Bashkuara. /PCWorld Albanian

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>