Aplikacione

Pesë veti të reja të Google Apps për produktivitet më të lartë

Jun 15 2011
0 Shpërndarje
Pesë veti të reja të Google Apps për produktivitet më të lartë

altEvoluimi konstant i Google Apps do të thotë që kurrë nuk do të ketë mungesë të freskimeve për këtë suitë dhe veglave produktive të saj. Përjashtim nuk kishte as muaji i kaluar. Në mesin e risive dhe komponenteve të reja janë pesë freski që bien më shumë në sy.

Që nga tabelat boshtore që ju ndihmojnë të zbërtheni të dhënat deri në mënyrat më të lehta për të menaxhuar kalendarët, hidhni një sy këtyre pesë vetive të reja që keni mundur të mos i vëreni por të cilat ju mundësojnë të jeni më të organizuar dhe më produktiv.

 

1. Shtesa e njerëzve në Gmail

People Widget i ri në Gmail bën disa gjëra që mund të ju mbajnë më të organizuar. Së pari, grumbullon informatat në kontekst të kontakteve tuaja që tashmë i keni në dispozicion, por hasni në vështirësi për t’i gjetur.

Për shembull, shtesa e re, e cila do të aktivizohet për të gjithë gjatë javëve të ardhshme, shfaq përditësimet e fundit Buzz të kontakteve tuaja, e-mailat më të ri dërguar juve, kalendarin e tyre dhe dokumentet e fundit të shpërndara dhe në dispozicion.

People Widget gjithashtu ofron mënyra të shpejta për të kontaktuar me atë person, duke shfaqur butonat për llafosje, email, apo bisedë me ta nën informatat e kontaktit, ngjashëm edhe butonat për të filluar bisedë grupore apo për të aranzhuar takime.

 

2. Tabelat boshtore në Google SpreadSheet

Tabelat boshtore ju mundësojnë të përmblidhni sasi të mëdha të të dhënave sipas faktorëve që ju keni përcaktuar në mënyrë që të merrni mprehtësi për të dhënat që ju kërkoni. Për shembull, kanalet e distribucionit mund të kenë të dhëna nga mijëra pika të shitjeve. Tabelat boshtore janë një mënyrë ideale që menaxherët të shohin totalin e të hyrave vjetor për çdo regjion pa pasur nevojë të fusin formula të shumëfishta.

Për të krijuar një tabelë boshtore, hapni Google SpreadSheet që përmban të dhënat tuaja. Zgjedhni të gjithë të dhënat, pastaj zgjedhni Data nga shiriti i veglave. Shkoni tek “Pivot table report” dhe zgjedhni rreshtat dhe kolonat që dëshironi ti analizoni, përfshirë edhe vlerat. Tabela juaj boshtore do të paraqitet, dhe mund të ri-organizohet duke lëvizur seksionet brenda Report Editor lartë ose poshtë.

 

3. Hapësirat për takime në Google Calendar

Gjetja e një kohe të përshtatshme për takime mund të jetë bezdi për shumicën e menaxherëve pasi skedulet e tyre gjithnjë ndryshojnë. Një përditësim i ri në Google Apps, i quajtur “Appointment Slots,” synon të bëj skedulimin më të lehtë.

Appointment Slots ju lejon juve të ndani me të tjerët kohët e lira që mund të keni gjatë ditës. Që të filloni, krijoni blloqet e kohës që ju do të dëshironit të ofronit si hapësira për takime. Klikoni kudo në kalendar, pastaj në “Appointment slots.” Nga këtu, krijoni një bllok të vetëm të kohës ose në mënyrë automatike ndani një bllok më të madh në hapësira më të vogla për takime.

Secili Google Calendar ka faqen e tij personale për regjistrimin e takimeve, e cila ju mundëson ose ta ngjisni në uebfaqen tuaj ose t’ua dërgoni miqëve dhe klientëve me anë të URL-së. Ju mund të gjeni këtë URL në krye të faqes, në të cilën mund të qaseni me linkun “Edit details”.

 

4. Ngjitja e imazheve në Gmail

Para rreth një viti, Google lajmëroi një mënyrë më të lehtë për të ngarkuar dosje në email, thjeshtë duke bartur ato nga kompjuteri juaj dhe duke i lëshuar në Gmail. Google edhe një herë ka përpunuar këtë veti, tani duke ju lejuar që të ngjitni imazhe në Gmail nga memoria (clipboard).

Për momentin, kjo veti është në dispozicion vetëm nëse jeni duke përdorur versionin e fundit të Google Chrome, por Google tha që shpreson së shpejti të aktivizoj këtë edhe në shfletuesit tjerë. Pra, nëse keni nevojë të dërgoni një pamje kapur (screenshot) tek kolegët apo familjarët, për shembull, kopjoni imazhin në ekranin tuaj dhe ngjiteni atë menjëherë në trupin e emailit tuaj.

 

5. Google Docs për Android

Pasi që shumica e njerëzve rregullisht dërgojnë porosi email dhe shfletojnë internetin nga celularët e tyre të mençur, Google ka zgjeruar aftësitë mobile të suitës Docs, duke u lejuar përdoruesve qasjen, editimin, dhe shpërndarjen e përmbajtjes nga celularët.

Aplikacioni i ri i ju lejon të filtroni dhe të kërkoni përmbajtje me anë të çfarëdo llogari të Google, pastaj të editoni dokumentet duke përdorur editorin mobile online. Ju mund edhe të shpërndani artikuj me kontaktet tuaja në celularë duke përdorur këtë aplikacion.

Ndër aftësitë e tjera të aplikacionit janë: ngarkimi i përmbajtjes nga celulari juaj (të tilla si imazhe), hapja e dokumenteve direkt nga Gmail, dhe ngarkimi i shtesave në ekranin fillestar ashtu që të qaseni më shpejt në dokumentet e yjëzuara, të bëni një fotografi që ta ngarkoni apo të krijoni një dokument të ri.

Së fundmi, aplikacioni Google Docs për Android ju lejon të përdorni kamerën që të ktheni fotografitë në dokumente të editueshme në Google Docs me vetinë OCR (optical character recognition). Ju mund ti qaseni kësaj vetie duke zgjedhur “Document from Photo” ose shtypur ikonën e kamerës në shtesë. Dokumenti i juaj i konvertuar do të shfaqet në listën e dokumenteve pak kohë pasi të bëni fotografinë.

Lajmet e fundit>