Aplikacione

Pesë shtesa të dobishme për Firefox 5

Jul 13 2011
0 Shpërndarje
Pesë shtesa të dobishme për Firefox 5

Posa kisha filluar të adaptohesha me ndryshimet e versionit të shkëlqyeshëm të Firefox 4, që ishte një përmirësim gjigant në krahasim me versionin paraprak, koduesit e Mozillas lançuan Firefox 5 pas vetëm tre muajve. Versioni 5 nuk sjell shumë risi nga këndvështrimi i përdoruesve,por është solid dhe ka ca gjëra të mira nën kapak që e bëjnë më të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm për zhvilluesit.Sikur edhe versionet e vjetra edhe tek ky version i Firefox shumë të dobishme janë shtesat që ndihmojnë një përdorim shumë më të këndshëm nga ana e përdoruesit. Më poshtë po jap 5 shtesa mjaft të dobishme për Firefox 5. Nëse instaloni një shtesë dhe nuk ju pëlqen atëherë mund ta çaktivizoni apo thjesht ta fshini pasi është një proces që nuk merr shumë kohë dhe nuk kërkon dije të veçantë.

Google Shortcuts

Edhe pse unë përdori më shumë Firefox se Crhome kohëve të fundit, kjo s’do të thotë që unë nuk përdori shërbimet e Google. Në fakt, përdori goxha shumë prej tyre. Vërtetë më pëlqen kjo shtesë. Ju mund ta përdorni që të shfaq cilëndo nga dhjetëra simbolet e shërbimeve të Google si butona ose si meny rënëse afër shiritit të adresës për të kursyer hapësirë. Ka shumë shërbime që mund të zgjedhni nga aranzhimet në kutinë e menysë disa prej të cilave do ti shihni për herë të parë.

Adblock Plus

S’jam njeriu më keq i veshur në qytet, por Gucci? S’ma merr mendja. Prandaj nuk ndjeva keqardhje kur pashë që reklama e Gucci-t në krye të uebfaqes së New York Times u zhduk pasi instalova Adblock Plus.

Kjo shtesë e vogël nuk bën asgjë derisa ta rregulloni ju. Ajo mund të shoh gjithçka që një uebfaqe provon të luaj por nuk e di nëse duhet ta bllokoj atë apo jo. Kjo është sepse juve ju nevojiten filtrat. Filtrat do ti ndihmojnë Adblock Plus çfarë të bllokoj dhe zakonisht ju s’do të jeni të detyruar të krijoni filtrat. Në fakt ju do të shtoni një abonim në filtra që mirëmbahet nga dikush tjetër. Nëse ka një faqe me reklama të cilat ju dëshironi ti shihni atëherë mund të çaktivizoni funksionin e Adblock Plus në atë faqe.

Për më tepër kjo shtesë shpejton surfimin tuaj në internet pasi ju nuk keni nevojë që të prisni aktivizimin e reklamave.

LastPass

LastPass është një menaxher fjalëkalimesh dhe një mbushës formularësh. Fjalëkalimet tuaja mbahen në një “kupolë” online, që do të thotë se ju mund të qaseni në ata nëpër shfletues dhe kompjuterë të ndryshëm. Kjo e bën shumë më të lehtë shtimin e sigurisë në jetën tuaj në internet pasi ju s’do të keni nevojë t’i shkruani fjalëkalimet, ose të përdorni të njëjtin fjalëkalim vazhdimisht.

Sidoqoftë, LastPass ka pësuar thyerje të të dhënave më herët këtë vit. Unë isha i impresionuar me mënyrën se si kompania u përball me këtë, duke njoftuar përdoruesit menjëherë dhe këshilluar që të gjithë të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre. Me sa di unë, nuk ishte humbur ndonjë e dhënë e përdoruesve. Nuk kam ndalur së përdoruri këtë, por kam mbajtur një sy në të gjitha llogaritë e mija për ndonjë aktivitet të paautorizuar, që është diçka që duhet të bëni pa marrë parasysh a përdorni menaxher fjalëkalimesh apo jo. Menaxherë tjetër i preferuar për fjalëkalimet është Roboform, që akoma nuk punon mirë me Firefox 5, por përkrahet në Firefox 4.

Cooliris

Kjo është një shtesë për sy, jo kushedi sa e dobishme, por e bukur. Përdorni këtë shtesë për të shijuar pamje inovative 3D të fotografive dhe videove në ueb. Është vegla e parë 3D për shfletues që kam parë ndonjë herë që nuk ka ndonjë ndërfaqe të komplikuar. Krijon një mur të përmbajtjeve vizuale të cilat mund ti shfletoni, të ndalni të shikoni një video apo të përdorni zoom në fotografi. Është i dobishëm nëse bëni kërkime për imazhe në Google apo Bing.

Cooliris punon mirë në YouTube dhe një mori faqesh për shpërndarje fotografish përfshirë Flickr, Picassa Web, dhe të tjera , dhe integron Facebook-un dhe MySpace (nëse akoma ka ndokush që bëhet merak për MySpace). S’do të punoj mirë në makina të vjetra, por nëse kompjuteri juaj mund të përballoj Windows Vista-n apo Windows 7, s’do të keni probleme. Ekzistojnë edhe versionet për iPhone dhe iPad, por akoma nuk i kam përdorur.

Asteroids Bookmarklet

Ndoshta s’duhet të përshij një aplikacion që do t’ju ndihmojë të humbni kohë, por hej, kush jam unë të paragjykoj? Asteroids Bookmarklet për një moment shndërron çdo uebfaqe në ekran asteroidesh. Kursori juaj rritet, dhe ngjashëm sikur në një lojë origjinale të vjetër, ju lëvizni kursorin me anë të shigjetave dhe të gjuani një top laserik me spacebar, dhe KaBum – ju pëlcisni gjëra të bezdisshme në faqe.

Ju as nuk keni nevojë të instaloni këtë aplikacion; thjeshtë dërgojeni ikonën tek shiriti i faqeve të zgjedhura, klikoni në të, dhe jeni gati të luani, vetëm që ka pak JavaScript. Dhe kur të dëshironi të riktheheni në uebfaqen që ishit më parë vetëm rifreskoni atë dhe do ti ktheheni punës.

Lajmet e fundit>