Internet

Pesë mistere të fshehura për Gmail-in

May 29 2012
0 Shpërndarje
Pesë mistere të fshehura për Gmail-in

Pa marrë parasysh se e ku përdorni shërbimin e Google për postë elektronike, në punë apo për qëllime personale, sigurisht keni aftësi të mira për të realizuar veprimet themelore si: organizimin e kontakteve, dërgimin e letrave përmes postës elektronike (e-mail) si dhe rregullimin e skedarëve.
Por nëse keni lehtësuar punë me këto procese themelore dhe po kërkoni të rrisni produktivitetin e Gmail, më poshtë mund të gjeni pesë sugjerime për të thjeshtuar përdorimin e Gmail.

1. Si të rregulloni njoftimet për Desktop

Nëse prisni një email të rëndësishëm, nuk ka nevojë të rifreskoni dhe të monitoroni vazhdimisht inbox-in tuaj. Në vend të saj, shkarkoni një shtesë për shfletuesin Google Chrome që vë në funksion dritaret popup, të cilat lejojnë të njoftoheni kur keni një email apo mesazh të ri.

Njoftimet për biseda janë të aktivizuara vetvetiu, por ju mund t’i çaktivizoni ato në Gmail. Për të aktivizuar njoftimet për e-mail apo bashkëbisedim, duhet të bëni këtë:

Së pari: klikoni në ikonën lart në anën e djathtë të Gmail-it tuaj dhe zgjidhni “Settings”. Tek “General”, zgjidhni opsionin që dëshironi në sektorin “Desktop Notifications”. Këtu ju mund të aktivizoni dhe çaktivizoni njoftimet për bisedë ose të merrni njoftime për të gjithë email-at që
pranoni ose vetëm ato të cilat Gmail i shënjon si të rëndësishëm. Kur të bëni këto përzgjedhje, shtypni “Save” për të ruajtur ndryshimet. Tashmë, kjo veti do të funksionojë vetëm për shfletuesit Chrome.

2. Si të shtoni me shpejtësi disa dokumente në një email

Nëse porosia juaj elektronike ka nevojë për disa dosje të ngjitura, atëherë ekziston një mënyrë edhe më e lehtë se për t’i përzgjedhur një nga një.

Nëse dëshironi të zgjidhni disa dosje nga një skedar, mbajeni të shtypur butonin Ctrl (ose Command në Mac) dhe klikoni në secilën dosje që dëshironi të shtoni në mesazhin tuaj. Ose, ju edhe mund të mbani të shtypur butonin Shift për të zgjedhur një grup të caktuar dosjesh në rend.

Një mundësi tjetër është të klikoni dhe të zhvendosni ikonat e dosjeve nga një skedar ose nga desktopi juaj në sektorin “Attach a file”. Kur të bëni këtë, fusha do të bëhet e bardhë dhe do t’ju shfaqet mesazhi “Drop files here to add them as attachments.”

3. Si të dërgoni përgjigje automatike për pushime

Vera dhe pushimet p oaf rohen. Nëse do dilni dhe do rrini jashtë kontaktit, njoftoni miqtë tuaja që jeni në pushim, duke lënë një përgjigje automatike për pushime.

Shtesa për këto përgjigje automatikisht do të replikojë porositë që dikush ua dërgon juve, përveç porosive që janë të klasifikuara si spam dhe porositë që vijnë nga një listë poste në të cilën jeni abonuar. Këto grupe nuk do marrin njoftime. Nëse një person ju kontakton përsëri pas katër herëve, Gmail do t’i dërgojë, edhe një porosi tjetër, duke e kujtuar që ju me pushime.

Për të rregulluar përgjigjen e pushimeve, shkoni tek ikona e aranzhimeve, lartë në anën e djathtë të llogarisë suaj në Gmail dhe zgjedhni “Settings”. Më pas, shkoni tek “General” dhe selektoni “Vacation Responder on” në sektorin “Vacation responder”. Më tej, vendosni titullin dhe mesazhin e përgjigjes suaj në fushat përkatëse, pastaj zgjidhni kutinë pranë “Only send a response to people in my Contacts”, nëse nuk dëshironi që të gjithë të marrin njoftimin tuaj se jeni duke pushuar.

Nëse përdorni Google Apps, ju gjithashtu do të shihni opsionin për të dërguar një përgjigje vetëm për njerëzit në domenin tuaj. Nëse klikoni të dy kutitë, vetëm njerëzit që janë në kontaktet dhe domenet tuaja do të marrin njoftimin. Kur t’i rregulloni të gjitha, zgjidhni “Save Changes”.
Kur të ktheheni nga pushimet, klikoni “end noë” në banerin që shfaqet në krye të faqes tuaj në Gmail.

4. Si të mësoni më shumë për kontaktet tuaja

Shtesa e Gmail për njerëzit e lokalizuar në anën e djathtë të mesazheve tuaja tregon informata themelore për njerëzit me të cilët komunikoni në Gmail.

Klikoni në emrin e kontaktit në anën e djathtë për të parë informata si: emri, e-maili, apo profesioni, postimet e fundit në Google+ që janë në dispozicion dhe të cilat mund t’i merrni drejtpërdrejt nga Gmail; porositë elektronike të fundit që kontakti iu ka dërguar juve; ngjarjet në Google Calendar, të cilat kontakti ka vendosur t’i shpërndajë me ju dhe dokumentet në Google Docs që shpërndahen, ndërmjet jush dhe kontaktit.

Nëse keni disa kontakte në një e-mail, kontakti i parë me porosinë e palexuar në bisedë do të ketë informacionet e shfaqura në shtesë. Ju mund të gjeni më shumë informata, duke klikuar linkun në krye të shtesës për kontaktet.

Për të çaktivizuar këtë shtesë, shtypni ikonën e marshit në pjesën e lartë dhe zgjedhni “Settings”. Tek “General” zgjidhni butonin “Hide the people ëidget”. Pastaj klikoni “Save Changes” në fund të faqes.

5. Si të largoheni nga Gmail

Nëse përdorni disa kompjutera dhe pajisje për t’u kyçur në Gmail dhe mendoni që keni harruar të shkyçeni, ju mund ta bëni këtë nga largësia. Shkoni në fund të inbox-it tuaj. Aty do të shihni informacionet për kohën dhe vend-ndodhjen e fundit të aktivitetit në llogarinë tuaj. Shtypni “Details” për të parë nëse llogaria juaj është akoma e hapur në vend-ndodhjen tjetër.

Faqja që do të hapet do të shfaqë nëse llogaria juaj është e hapur në vend-ndodhjen tjetër, aktivitetin tuaj (nëse është lidhur nga shfletuesi, pajisje mobile, POP3, etj), IP adresën, dhe  kohën. Prej këndej, ju mund të shkyçeni nga të gjithë sektorët. /CIO Albanian/

Lajmet e fundit>