Karriere

Pesë mënyra si duhet të shfrytëzoni LinkedIn

May 24 2011
0 Shpërndarje
Pesë mënyra si duhet të shfrytëzoni LinkedIn

altJavën e kaluar LinkedIn.com u fut në bursë ku çmimi fillestar nga 45$ u ngrit në mbi 100$, dhe ka shumë që nuk ka patur një “debutim” të tillë në burës, e kjo na dërgon të shtrojmë pyetjen “çfarë është LinkedIn”?

LinkedIn është një rrjet shoqëror i fokusuar në biznes. Është lançuar në maj të 2003 P.F.B. (para-Facebook), dhe kryesisht përdoret për rrjet profesionale. Në vend të që të lidhesh me familje, apo shoqërinë e humbur që nga shkolla e mesme, ju lidheni me bashkëpunëtorët tuaj, apo me kolegët që keni punuar në të kaluarën. Me më shumë se 100 milionë përdorues të regjistruar, LinkedIn mund të ju lidh juve me rrjeta të vlefshme të kontakteve profesionale.

Më poshtë do të gjeni pesë mënyra që do të ju shtojnë dëshirën për tu lidhur në LinkedIn, dhe të përdorni avantazhet që LinkedIn ofron:

 

1. Gjeni punë. LinkedIn është gjahu më i preferuar i punëkërkuesve. Faqet për karrierë si Dice.com ose Monster janë të mira, por LinkedIn ka elementin e bashkëpunimit në rrjet. Ju mund të njoftoni punëdhënësit potencial për aftësitë tuaja me anë të profilit ngjashëm si poston rezymenë në faqe pune, por këtu ndihmon kur ju jeni mik, menaxheri i të cilit është duke kërkuar punëtor dhe ju mund të merrni një referencë të mirë me anë të rrjetit të LinkedIn.

2. Ndërtoni marrëdhënie profesionale. Suksesi ose dështimi shpesh mund të maten me madhësinë e Rolodex-it tuaj. Për audiencën më të re, kjo është një kuti e vjetër që do të qëndronte në tavolinën tuaj të punës ekuivalente me kartelat e indekseve me informatat e kontakteve. Tani ne thjesht e quajmë Outlook Contacts. LinkedIn ofron mundësi të zgjeroheni dhe të krijoni lidhje të reja në fushën tuaj, apo kompaninë tuaj, dhe të huazoni kontaktet e kontakteve tuaj kur është e nevojshme.

3. Përcjellja e hulumtimeve. Si gazetar, LinkedIn mund të ju ofroj shumë burime. Vegla e kërkimit që ofron LinkedIn ju mundëson kërkime shumë të grimcuara për anëtarët që punojnë në një industri të veçantë, ose për një kompani specifike, e ose edhe për punëtorët që kanë punuar në një kompani të veçantë nëse dëshironi të gjeni pak “baltë” të cilët punonjësit e tashëm s’janë të lirë ta diskutojnë. Ju gjithashtu mund të hulumtoni një kompani para se të shkoni në intervistë, ose të pranoni punë në një kompani të re, ashtu që të dini se në çfarë po futeni.

4. Kërkoni këshilla. Shumë kohë para se të dilte Quora, ju mund të përdornit LinkedIn Answers të postoni një pyetje në tërë rrjetin e LinkedIn. Nëse jeni duke vendosur në mes të MacBook Air ose një Dell laptop, ose dëshironi rekomandime për aplikacione për editimin e celularëve të mençur Android, ju mund ti drejtoheni për këshillë profesionistëve biznesor.

5. Themeloni një komunitet. Ju mund të formoni një grup të dedikuar në një temë apo industri të caktuar. Pastaj ju mund të ftoni të tjerët të lidhen në atë grup që të forcojnë komunitetin duke krijuar debate dhe diskutime me qëllim që të mësojnë nga njëri-tjetri. Është gjithashtu një mundësi e mirë për të demonstruar diturinë tuaj dhe të mësoni duke shpërndarë atë që dini brenda grupit.

 

Sigurisht, ju mund të arrini shumëçka me anë të këtyre gjërave edhe duke përdorur Facebook-un, unë jam i lidhur me qindra kolegë të mi me anë të rrjetit shoqëror të Facebook. Por, LinkedIn ju mundëson të fokusoheni në marrëdhënie profesionale biznesi, pa u shpërqendruar nga Farmville apo Mafia Wars, dhe LinkedIn ka një strukturë të veglave të dizajnuar në veçanti për tu ndihmuar anëtarëve të mbjellin rrjetin me informata të vlefshme.

Lajmet e fundit>