IT Organizate

Pesë mënyra për të shfrytëzuar LinkedIn

Apr 17 2012
0 Shpërndarje
Pesë mënyra për të shfrytëzuar LinkedIn

Si njëri nga “tri rrjetet më të mëdha shoqërore” në internet, së bashku me Facebook dhe Twitter, LinkedIn ka zënë pjesën e saj ku profesionistët bëjnë strategjinë e lëvizjes së tyre të ardhshme në karrierë. Por, kjo pa nevojë po kufizon mënyrën se si njerëzit shohin këtë rrjet. Përgjatë viteve të fundit, LinkedIn ka prezantuar vegla të panumërta – disa falas, disa me pagesë – për të ndihmuar bizneset e vogla në rritjen e brendit të tyre. Më poshtë do të gjeni disa vegla që do të ju ndihmojnë edhe juve në fillim.

 

Zgjeroni pamjen e faqes së kompanisë tuaj

Nëse i shikoni përdoruesit e LinkedIn si konsumatorë potencial, punëtorë dhe partner, qartësohet që ky rrjet shoqëror është në një etapë të lartë e cila do të tregoj një storie për brendin tuaj. Nuk ka mënyrë më të lehtë se sa për të nisur të krijoni një faqe për kompaninë tuaj. Ky profil është një nyje qendrore për të ofruar një përshkrim të biznesit tuaj, të prezantoj produktet dhe shërbimet tuaja dhe të josh talente të reja. Veti të ngjashme si në Facebook ju lejojnë të ndiqni dhe të lidheni me konsumatorët drejtpërdrejt duket postuar përditësime statusi dhe shpërndarë përmbajtje. Për më tepër ekziston edhe një veti analizash që ju jep të dhëna të mprehta për audiencën tuaj dhe efektivitetin e faqes tuaj.

 

Gjeneroni drejtime të reja

Me 150 milionë përdorues, LinkedIn është mikseri më i madh biznesor në internet dhe ju duhet të punoni duke pasur parasysh këtë. Vlerësoni hapësirën ashtu që të identifikoni disa lojtarë kyç në industrinë tuaj dhe, ose gjeni ndonjë lidhje për të ju njoftuar juve me ata ose afrohuni drejtpërdrejt vet. Gjeni grupe diskutimi në LinkedIn ku audienca juaj është aktive dhe angazhohet në biseda. Dhe ju s’do të ëndërronit të merrni pjesë në një ngjarje rrjetore pa pasur nevojë për vizit-kartela binzesore; sigurohuni që profili juaj është i kompletuar dhe aktual – kurrë nuk e dini kur dikush mund të ju kontaktoj.

 

Gjeni talent

E njëjta metodë që ju përdorni për të gjetur biznese të reja përdoret edhe për të gjetur punëtorët tuaj të zellshëm të radhës. Çdo punëkërkues me tru kupton fjalën e urtë “Nuk është kë e njihni ju, është kë njihni ju që di”, dhe aplikohet edhe tek rekrutimi i talenteve. Ndërtoni një rrjet të mbyllur e të fortë të njerëzve brenda dhe jashtë industrisë tuaj dhe vendosni ato në rekomandime. Zbuloni kandidatët duke u bashkuar me grupe dhe sesione Q&A (Pyetje&Përgjigje) që janë relevante për pozitën për të ju dëshironi të gjeni punëtor. Mos harroni që kjo mund të jetë paraqitja e tyre për biznesin tuaj, prandaj sigurohuni që përmbajtja në faqen tuaj në mënyrë të saktë të reflektoj kulturën e kompanisë tuaj që të joshni kandidatët më të mirë për pozitën në dispozicion në kompaninë tuaj.

 

Promovoni ekspertizën tuaj

LinkedIn Answers është një medium fantastik me anë të të cilit mund të shfaqni ekspertizën tuaj dhe të ndërtoni besim në brendin tuaj. Demonstroni diturinë tuaj duke gjetur pyetje të lidhura me fushën tuaj dhe për të shpërndarë mendimin dhe njohuritë tuaja. Ju do të zgjeroni pamjen tuaj përtej lidhjeve që keni, dhe konsumatorët potencial do të gjejnë përgjigjet tuaja me anë të kërkimit të avancuar të LinkedIn, Advanced Search. Çdo përgjigje që jepni gjithashtu postohet në profilin tuaj si një përditësim në rrjet dhe në faqen kryesore të lidhjeve tuaja. Çdo herë që një anëtar zgjedh përgjigjen tuaj si “më të mirën” ju fitoni pikë në ekspertizë. Sa më shumë pikë që fitoni në një kategori specifike, aq më lartë do të renditeni në listën e ekspertëve të asaj kategorie.

 

Mblidhni inteligjencë

Konkurrentët tuaj tashmë janë duke shfrytëzuar LinkedIn në maksimum duke përdorur të gjitha mënyrat e mësipërme. Krijoni avantazhin e kësaj duke qëndruar në krye të asaj se kë punësoni, cilët ekzekutiv po largohen, në cilat projekte janë të involvuar dhe cili është mendimi i konsumatorëve të tyre për ta. Kjo është një mundësi unike për të mbledhur të dhëna që mund ti ndihmojnë biznesit tuaj të krijoj një epërsi biznesore. /cio.al/

 

Lajmet e fundit>