Slider

Pesë mënyra për ta pasur më të lehtë kalimin nga iPhone në Android

Feb 7 2014
0 Shpërndarje
Pesë mënyra për ta pasur më të lehtë kalimin nga iPhone në Android

android_logo_270x203Arsyet e kalimit nga iPhone në një smartfon me Android mund të jenë të shumta, duke filluar me vetë pajisjen harduer e deri te sistemi me të cilin punon pajisja. Por sfida e vërtetë, është që të bësh kalimin e të mos kërkoni përsëri të ktheheni mbrapa. Edhe pse të dy sistemet kanë ngjashmëri në aplikacione dhe në funksionet thelbësore, ato ndryshojnë thellësisht. Më poshtë keni një listë të veprimeve që mund të filloni të bëni që ta keni “tranzicionin” pak më të lehtë.

Largohuni nga aplikacioni i Gmail

Mënyra se si i menaxhon iOS llogaritë e shumta të Gmail-it është vërtet efektive. Nga ana tjetër, aplikacioni në Android lë pak për të dëshiruar. Ai është shumë më i ngatërruar se aplikacioni në iOS dhe nuk ka një inbox për të gjitha e-mail-et. Ajo që mund të bëni është përdorimi i një aplikacioni të quajtur K-9 Mail që ju ofron një numër opsionesh. Gjithashtu, nëse do të jeni vërtet nostalgjik, mund të vendosni një ndërfaqe iOS.

Kalojeni faqen e fillimit në skajin e majtë

Si rregull, faqja e fillimit është e vendosur në mes, ndërmjet pesë mundësive ku mund të jetë faqja. Për ata që vijnë nga iOS, kjo nuk ka shumë kuptim, prandaj nëse e lini në skaj, do ta kishit më të lehtë të kalonit nëpër aplikacione. Kështu, në secilën nga faqet mund të vendosni aplikacionet që përdorni më shumë e deri te ato që nuk përdorni shpesh.

Kaloni kontaktet dhe shënimet në kalendar

Kalimi nga iOS në Android do të thotë që nuk do të përdorni më iCloud, vendi ku ruhen të dhënat e përdoruesve të iOS. Por nuk është e pamundur që t’i merrni ato edhe në Android. Në versione të ndryshme sistemesh dhe gjithashtu edhe telefonësh, opsionet variojnë për mënyrën si mund t’i merrni dhe kontaktet dhe gjithçka nga kalendari. Këtë mund ta bëni duke hyrë në llogarinë tuaj të iCloud nga aplikacioni në Android dhe i keni të gjitha si më parë.

Aktivizoni lajmërimet për mesazhet

Diçka që ka rezultuar jo efektive për përdoruesit e Androidit është lajmërimi me një ikonë të vogël për mesazhet tekst. Ajo ikona e vogël duket sikur humb në morinë e ikonave të shumë aplikacioneve, ndryshe nga iOS ku ju shfaqet një dritare lajmërimi që ju ka ardhur një mesazh i ri. Ajo që mund të bëni është instalimi i aplikacionit SMS Popup, që i jep Android-it një shijë më iOS duke shfaqur një dritare që ju lajmëron për mesazhin e ri.

Jepini një pamje si iPhone

Nëse nostalgjinë për iOS nuk e mundin dot ngjryat e Androidit, atëherë mund ta bëni smarfonin tuaj të duket si një iPhone. Për ta bërë këtë më së miri është aplikacioni Espier Launcher 7 që e kthen Android-in tuaj në diçka shumë të ngjashme me iOS 7. Menuja merr pamjen e iOS, në fund janë katër ikona aplikacionesh kryesore si në iOS, ikonat e aplikacioneve ndryshojnë pjesërisht dhe marrin edhe veçori të tjera, si në iOS. Kështu, mund të përdorni Android dhe të çmalleni me iOS. (CIO Albanan)

Lajmet e fundit>