IT Organizate

Pesë këshilla për të mbijetuar ndërprerjen e shërbimeve Cloud

Apr 30 2012
0 Shpërndarje
Pesë këshilla për të mbijetuar ndërprerjen e shërbimeve Cloud

“Gjithçka dështon, tërë kohën,” kështu thotë CTO i Amazon.com, Werner Vogels.

Vet Amazon Web Services ka hasur në një ndërprerje katër ditore prillin e kaluar, një ndërprerje tjetër në muajin gusht të vitit të kaluar dhe ka pasur mjaft ndërprerje tjera nga kompanitë tjera gjatë vitit të kaluar. Platforma Cloud e Microsoft, Windows Azure në shkurt të këtij viti kishte ndërprerje për shkak se kishin harruar të njehsonin datën e 29 shkurt, dhe përkundër përmirësimeve nga ofruesit e shërbimeve cloud për të minimizuar ndërprerjet, ato s’do të mungojnë as këtë vit dhe viteve të ardhshme.

Më poshtë janë disa hapa që IT ndërmarrjet duhet ti ndërmarrin për të shmangur ndërprerjet e shërbimeve cloud:

1) Me AWS, përdorni disa “zona në dispozicion”

Amazon Web Services ofron “zona në dispozicion” (AZ) në secilin regjion dhe për secilin shërbim të tyre. Kompania i përshkruan AZ-të si secila operon në regjionin e saj fizik dhe me infrastrukturë të pavarur. “Ato janë fizikisht të ndara, ashtu që katastrofa ekstreme si zjarret, tornadot apo vërshimet të prekin vetëm një Zonë në Dispozicion.”

Gjatë ndërprerjes së vitit të kaluar, rreth 45% e konsumatorëve që kishin përdorur vetëm një AZ për Relational Database Services ishin prekur nga kjo ndërprerje, krahasuar me më pak se 3% të cilët kishin përdorur qasjen multi-AZ, deklaruan nga AWS në raportin pas kësaj ndërprerjeje. Pas ndërprerjes të vitit të kaluar kompania e bëri më të lehtë nga përdoruesit të përdorin qasjen multi-AZ duke iu ofruar atyre një qasje me dizajn më të lehtë dhe API që distribuohen neper të gjithë AZ-të.

2) Me AWS përdorni regjione të shumëfishta

AWS ka një rrjet prej tetë regjioneve përfshirë: SHBA Lindje (Virgjinia Veriore), SHBA Perëndim (Oregon), SHBA Perëndim (Kalifornia Veriore); Bashkim Evropian (Irlandë), Azi Paqësore (Singapor), Azi Paqësore (Tokio), Amerikë Jugore (Sao Paulo) dhe AWS GovCloud. Për siguri dhe mbrojtje shtesë pos qasjes multi-AZ, përdoruesit mund ti vendosin të dhënat e tyre në disa regjione. Nuk është aq lehtë sikur në qasjen AZ, pasi duhet thirrje API të ndara për regjione të ndryshme.

3) Përdorni ofrues të shumëfishtë cloud

Akoma nuk ndjeni të siguritë as me qasjen multi-AZ dhe atë multi-regjionale? Atëherë përdorni ofrues të shumëfishtë të shërbimeve cloud. Por, edhe ky opsion vjen me mangësitë e veta pasi disa ofrues të këtyre shërbimeve ndajnë të njëjtat resurse të qendrave të të dhënave. Drue Reeves, një analist për cloud nga Gartner, pos këshillës së më lartë vazhdon duke thënë që konsumatorët mund të kontrollojnë tek ofruesit individual të shohin nëse ata ndajnë të njëjtat resurse me ndonjë konsumatorë që ju tashmë jeni duke përdorur.

4) Skiconi mundësitë në SLA

Përpos ndërmarrjes të të gjitha masave teknike, konsumatorët mund të marrin edhe hapa joteknik siç është negocimi me ofruesit e shërbimeve cloud duke pasur parasysh nivelin e marrëveshjes së shërbimit SLA (service-level agreements) që specifikon penalltitë që duhet të paguhen në rast të ndërprerjeve. Nëse një konsumator është duke përdorur një ofrues të shërbimeve cloud për rikthimin e të dhënave në rast të katastrofave, SLA mund të mandatoj këtë deri në 99.999%.

5) Nëse nuk mund të duroni nxehtësinë, qëndroni larg zjarrit

Nëse një përdorues është i brengosur tej mase për dispozicionin e të dhënave dhe aplikacioneve në cloud, ndoshta kjo do të thotë që ai nuk është akoma i gatshëm për cloud-in publik, thotë Steve Hendrick, analist në IDC. Ai thotë që ky është një ekuacion i thjeshtë: Sa më kritik të jetë misioni dhe të dhënat dhe burimet në cloud, aq më e madhe duhet të jetë masa e mbrojtjes dhe dispozicioni i lartë që konsumatori duhet të vendos. /cio.al/

Lajmet e fundit>