IT Organizate

Pesë hapa të thjeshtë për të matur kampanjat Social Media

May 8 2012
0 Shpërndarje
Pesë hapa të thjeshtë për të matur kampanjat Social Media

Nëse përdorni rrjetet shoqërore – Social Media, për biznesin tuaj  atëherë ju duhet ti matni ato. Por,  mos i matni vetëm për të pasur shifra. Në vend të kësaj, matni aktivitetet tuaja shoqërore ashtu që të mësoni se çfarë është e suksesshme, çfarë nuk është dhe çfarë mund të bëni që të përmirësoni këtë.

Rrjetet shoqërore në përgjithësi maten në dy mënyra: analizat e vazhdueshme dhe shifrat në kampanjat e fokusuara. Analizat e vazhdueshme, të cilat matin aktivitetet e vazhdueshme janë të nevojshme për të matur pulsin dhe bisedat e përgjithshme për brendin dhe kompaninë tuaj. Pasi të keni vendosur brendin nën vëzhgim, ju mund ta vëni në matjen në lëvizje dhe të kontrollin rregullisht se si po zhvillohet.

Në anën tjetër matjet e kampanjave të fokusuara mund të ju ndihmojnë të kuptoni ndikimin e iniciativave të caktuara të marketingut dhe do të ndryshojnë nga kampanja në kampanjë, varësisht se çfarë synime vendosni për secilën. Një program matës për social media do të përfshinte të dyja versionet e matjeve.

Më poshtë ju do të gjeni pesë hapa të letë për të ndjekur kampanjat tuaja të social mediave.

1. Përcaktoni synimet tuaja

Para se të nisni të matni secilën cicërimë, fotografi dhe koment të postuar në Facebook për brendin tuaj, së pari mendoni për synimet dhe qëllimet tuaja për social media. Çfarë po mundoni të arrini ose fitoni me anë të këtyre kanaleve? Cilat kanale janë më relevante për këto synime?

Social media mund të shërbej për një shumëllojshmëri të qëllimeve, nga transmetimi i lajmeve dhe informatave deri tek përgjigja në pyetjet e konsumatorëve dhe lidhjen me komunitetin. Krijoni një listë të qëllimeve që synoni ti arrini nga puna juaj me social media.

Pastaj, mendoni se çfarë dëshironi të bëj audienca juaj me përmbajtjet tuaja në kanalet sociale që përdorni. A po mundoheni ti shtyni ata të lexojnë, shpërndajnë, replikojnë, klikojnë, blejnë, apo të lidhen?

2. Krijoni përmasat për të matur synimet tuaja

Përshtatni synimet tuaja me përmasa reale. Për shembull, nëse provoni të matni lidhjen, atëherë cila është mënyra më e mirë për të vëzhguar lidhjen? A janë ricicërimat apo ripostimet? Replikat apo komentet? Klikimet? Më poshtë janë disa sugjerime të sjelljeve për të matur, bazuar në synimet e zakonshme të social media.

• Nëse dëshironi të matni informimin, atëherë përdorni përmasa si volumi, zgjerimi, ekspozimi, dhe amplifikimi. Sa larg po shpërndahet mesazhi juaj?

• Nëse dëshironi të matni lidhjen, atëherë shikoni për ricicërima, komentime, replika dhe pjesëmarrës. Sa njerëz po marrin pjesë, sa shpesh ata marrin pjesë dhe në çfarë forma marrin pjesë në temat që shtjellohen?

• Nëse synimi juaj është të drejtoni trafik në uebfaqen tuaj, përcjellni shpërndarjet URL, klikimet dhe shkëmbimet. A po lëvizin njerëzit nga social media tek faqja juaj eksternale dhe çfarë po bëjnë ata pasi po arrijnë tek uebfaqja juaj?

• Nëse synimi juaj është të gjeni fansa, atëherë përcillni kontribuuesit dhe influencën. Kush po merr pjesë dhe çfarë ndikimi po kanë ata?

• Nëse synimi juaj është të rrisni shpërndarjen e zërit për brendin tuaj, atëherë përcillni volumin relativ kundrejt konkurrentëve më të afërt. Sa shumë flitet në industrinë ose kategorinë e produkteve ku bënë pjesë brendi juaj?

3. Matni

Pasi të keni listuar përmasat në të cilat do të fokusoheni, gjeni veglat që matin këto përmasa. Në disa raste, vet kanalet e mediave shoqërore ofrojnë një formë të analizave. Në raste tjera ju mund të keni nevojë për vegla të palëve të treta ose të ndërtoni ato duke përdorur API-t tuaja.

Nëse nuk jeni të sigurt se cilat vegla ti përdorni për cilat kanale, pyesni dikë ose bëni një kërkim të shpejtë online dhe do të gjeni një numër të gjerë të opsioneve. SocDir mund të jetë një burim i dobishëm me më shumë se 300 vegla përmasash sociale.

Shumë vegla të analizave sociale veprojnë në kohë reale, prandaj nëse planifikoni para kohe dhe rregulloni ndjekjen para se të filloj kampanja juaj, atëherë qasja në të dhënat që ju nevojiten më pas do të jetë shumë më e lehtë.

Për shembull, në Twitter qasja në cicërimat që janë më të vjetra se disa ditë mund të jetë e vështirë dhe shumë më pak e dobishme se sa mbledhja dhe arkivimi i atyre në kohë reale. Kur të jetë e mundshme, vendosni veglat tuaja matëse para se të nis kampanja.

4. Monitoroni dhe raportoni

Përdorni  rezultatet fillestare për të vendosur një standard fillestar për matjet e ardhshme dhe shpërndani këto shifra  tek stakeholders-ët e rëndësishëm. Dy pyetje të rëndësishme për tu përgjigjur janë:

• Si qëndrojnë shifrat tuaj me pritjet tuaja?

• Si qëndrojnë ato shifra me konkurrentët ose produktet dhe kampanjat e ngjashme?

Kjo mund të jetë kohë e mirë edhe për të shqyrtuar skemën tuaj për raportimet e rregullta. Varësisht në skedulin tuaj, raportimi mujor apo tremujor mund të funksionoj më së miri, por edhe raportimet javore mund të funksionojnë për disa palë. Pa marrë parasysh skedulin, sigurohuni që ju po kontrolloni vazhdimisht shifrat tuaja.

Në raportet tuaja, sigurohuni që të përfshini etapat ose informatat tjera kontekstuale ashtu që stakeholders-ët lehtë dhe shpejtë të kuptojnë se çfarë kuptimi kanë shifrat. Gjithashtu konsideroni përfytyrimin e të dhënave që të ju ndihmoj të komunikoni rezultatet tuaja më lehtë dhe më qartë.

5. Përshtatuni dhe përsëritni

Rishikoni programin tuaj matës. Si po veprojnë këto metrika? A po ju mungon ndonjë gjë? A ishte diçka e tepërt dhe e panevojshme?

Gjeni se çfarë mund të përmirësohet, bëni ndryshime, dhe më pas bëni edhe disa matje shtesë. Kontrolloni synimet që i keni vendosur në fillim dhe sigurohuni që matjet e reja të juaja të ndihmojnë në adresimin e këtyre synimeve.

Nëse jeni pjesëmarrës në social media, ju duhet të kuptoni se si përmbajtja juaj po ndihmon synimet e kompanisë tuaj. Analizat e besueshme dhe konsistente mund të ndihmojnë të ndiqni progresin dhe të përmirësoni kur të jetë e nevojshme. /Enterpreneur/

Lajmet e fundit>