Siguri

Pesë gabime të mobile banking që mund t’ju kushtojnë shtrenjtë

Dec 7 2012
0 Shpërndarje
Pesë gabime të mobile banking që mund t’ju kushtojnë shtrenjtë

Mobile banking është një teknologji tepër dobishme,por a është e sigurt? Në pjesën më të madhe të kohës, po. Megjithatë, duhet të tregoheni të kujdesshëm. Përveçse stresin që mund të keni me menaxhimin e financave tuaja personale, eliminoni atë që mund t’ju vijë me mobile banking.

1. Mos e ndani asnjëherë fjalëkalimin tuaj

Ndoshta ju çudit fakti që ky hap përmendet kudo në sigurinë e të dhënave, por të jeni të sigurt se nëse nuk do të ndodhte, nuk do të përsëritej kaq shumë. Të mos ‘ndash’ fjalëkalimin nënkupton edhe të mos e përdorësh atë në më tepër së një uebfaqe.

Nëse keni të njëjtin fjalëkalim si për mobile banking ashtu edhe për një llogari tjetër, si e-mail apo forum, nëse këto të fundit iu vjedhin atëherë është shumë e lehtë për t’ju marrë edhe para nga llogaria juaj mobile banking.

2. Mos përdorni login-et automatike

Nëse jua vjedhin celularin, atëherë kyçjet automatike do të kthehen në një makth të vërtetë. Bëni gjithmonë log in dhe log out.

3. Mos lidhni aplikacione me bankën tuaj

Ka shumë aplikacione të palëve të treta që po bëhen shumë popullore mes konsumatorëve. Edhe pse disa ofrojnë një farë besueshmërie, kanë edhe një problem të madh: sa më shume aplikacione të lidhni me aplikacionin tuaj kryesor të mobile banking, aq më shumë mundësi ka t’ju cenohet siguria.

4. Mos përdorni rrjete të huaja wireless

Mos përdorni asnjëherë rrjete publike kur kryeni transaksione bankare, veçanërisht nëse rrjeti nuk ka fjalëkalim. Nëse e keni urgjente, më mirë lidheni internetin me kompaninë tuaj telefonike.

5. Mos veproni pa mbrojtje

Aplikacionet e sigurisë së smartfonëve janë të domosdoshëm për cilindo që kryen transaksione bankare përmes celularit. Ato ju mbrojnë kur celulari ju vidhet apo kur lidheni me një rrjet që nuk është ai i shtëpisë suaj. Softuerët e gjurmimit (tracking software) ju lejojnë të gjeni celularin kur ju humbet si dhe mund të fshijnë të gjitha të dhënat që keni regjistruar në të, përfshi informacione mbi llogarinë bankare. (CIO Albanian)

Tags >

banka
Lajmet e fundit>