Harduer

Pesë arsye pse Microsoft akoma mund të fitoj luftën e Tabletave

Jun 2 2011
0 Shpërndarje
Pesë arsye pse Microsoft akoma mund të fitoj luftën e Tabletave

altMicrosofti ka bërë me dije që versioni i ri i Windows do të punoj në arkitekturën ARM, dhe ka demonstruar funksionet e para të Windows 8, apo si do që do të quhet sistemi i ardhshëm operativ në tabletë edhe në CES 2011 edhe në MIX ’11. Përderisa Microsoft ka bërë një kthesë të madhe duke moskonfirmuar komentet e Steve Ballmer për lançimin e Windows 8 në vitin 2012, ne e dimë që ai do të vijë dikur, dhe kur të vij shumë shpejt do të dominoj tregun e tabletave.

Pse? Epo këtu i keni pesë arsye se Microsoft mund të vij nga mbrapa dhe të fitoj luftën e tabletave.

 

1.       Përvoja me uniformë. Microsoft Windows ka një dominim në treg me afër 90% të sistemeve operative për desktop. Përderisa tableta është një ambient më ndryshe se desktopi, përdoruesit do të vlerësonin një tabletë që do të dukej dhe do të ndjehej e përshtatshme me formatet që ata tashmë janë mësuar me desktop.

 

2.       Biblioteka e softuerit. Intel informoi investitorët që versioni ARM ose Windows, s’do të jenë në gjendje të operojnë me softuer trashëgimtarë të tyre, kështu që kjo mund të reduktoj në masë të madhe softuerin në dispozicion për tabletat Windows. Por, Microsoft deklaroi që Intel ishte jashtë linjës në spekulime, dhe ata tashmë kanë demonstruar të dy softuerët, edhe Microsoft Office edhe Internet Explorer, në tabletat e bazuara në ARM.

Edhe nëse Intel-i ka të drejtë dhe duket shumë e mundshme që të jetë ashtu, Microsoft akoma mund tu ofroj zhvilluesve mjetet e nevojshme që të thjeshtësojnë kalimin nga x86 në ARM. Sa më shumë përdorues që mund të përdorin softuerin e njëjtë që tashmë e përdorin në desktop-ët e tyre, aq më e suksesshme do të jetë edhe tableta e tyre.