Internet

Pesë arsye për të shkarkuar Firefox 5

Jun 22 2011
0 Shpërndarje
Pesë arsye për të shkarkuar Firefox 5

altVërtetë është e pabesueshme që kaq pak kohë pas lançimit të suksesshëm të Firefox 4, vjen versioni i ri i shfletuesit mjaft të popullarizuar, Firefox 5.

Firefox 5 u lëshua në përdorim zyrtarisht të martën me disa veti të reja që premtojnë të ngrisin një shkallë më lartë cilësinë e shfletuesit.

Tashmë një kohë të gjatë unë po luaja me Firefox 4, e edhe pse nuk është kushedi sa ngritje nga Firefox 4, megjithatë ka qenë mjaft solid dhe i shpejtë. Tani që ky version është në dispozicion për të gjithë ne, do të shkruaj për pesë arsye pse duhet të shkarkoni Firefox 5.

 

1. Respekton privatësinë tuaj

Vetia “Do Not Track (Mos përcjell)” e Mozilla-s i jep përdoruesve më shumë kontroll në mënyrën e përcjelljes së shfletimit të tyre nëpër ueb, duke u shfaqur një mesazh atyre se uebfaqja dëshiron t’i përcjell veprimet e tyre, ku pastaj përdoruesit mund të zgjedhin të pranojnë apo të refuzojnë këtë kërkesë nga uebfaqja përkatëse. Tani në Firefox 5, Do Not Track është akoma më i lehtë të gjendet në seksionin e Preferencave në Firefox.

Gjithashtu shtesë është që Firefox 5 përfshin këtë veti edhe për celularët Android, duke e bërë kështu këtë shfletuesin e parë që përdor vetinë Do Not Track në shumë platforma të ndryshme, thonë nga Mozilla.

 

2. Është i vogël dhe i shpejtë

Kisha një ndjenjë që Firefox 5 është më i shpejtë, dhe kjo ndjenjë u vërtetua nga Digitzor, e cila në testet e saja dëshmoi që Firefox ishte shumë më i mirë se Chrome dhe Opera, përfshirë edhe testin SunSpider JavaScript, e edhe fillimi i ftohtë ishte shumë më i mirë krahasuar me kohën që i nevojitej Chrome. Gjithashtu Firefox 5 ishte stabil edhe në përdorimin e memories RAM edhe pas 25 faqeve të hapura.

 

3. Përkrah Open Web

Me përkrahjen e avancuar për standardet HTML5, XHR, MathML, SMIL dhe canvas, Firefox 5 është shfletuesi më i mirë për ueb të hapur, Open Web. Shtesa e re e Firefox SDK për Windows, Mac dhe Linux, mundëson zhvillimin lokal të shtesave (add-ons), ndërkohë Firefox Add-on Builder Beta ofron ambient ndërtues për zhvillimin e shtesave në ueb. Versioni i ri i softuerit për të gjitha platformat kryesore gjithashtu shton edhe përkrahjen për animacionet CSS.

 

4. Më shumë se 1000 përmirësime

Në fakt janë më shumë se 1000 përmirësime të përfshira në performancën e Firefox 5. Ato mund të mos jenë të mëdha, ndryshime të dukshme në ndërfaqe, por sigurisht që e bëjnë softuerin më të mirë.

Version i Firefox 5 për Android, përfshinë një mori përmirësimesh dhe arnimesh të vrimave, përmirësime në shpejtësinë e hapjes së faqesh – veçanërisht në rrjetat 3G – dhe përkrahje për IPv6.

 

5. I sigurt, i pavarur dhe i udhëhequr nga përdoruesi

Firefox është një softuer i bazuar në burime të hapura, open-source, që do të thotë se nuk zhvillohet vetëm nga ndihma e përdoruesve, por siguria e tij vazhdimisht monitorohet dhe përmirësohet nga një komunitet global i përdoruesve dhe zhvilluesve. Ndërkohë, Mozilla është një fondacion i pavarur. E gjithë kjo e bën të pamundur luftën ndaj konkurrentëve si Microsoft apo Google, të cilat janë kompani me plot kuptimin e fjalët dhe kanë gjithçka në kontrollin e tyre.

Firefox akoma has në konkurrencë të fortë nga Chrome i Google, por përmirësime shtesë për Firefox 6 janë në rrugë. Ndërkohë ju mund të shkarkoni Firefox 5 këtu dhe ta testoni vet.

Lajmet e fundit>