Karriere

Pesë aplikacione të dobishme për LinkedIn

Mar 26 2012
0 Shpërndarje
Pesë aplikacione të dobishme për LinkedIn

Kur përmendim fjalën aplikacion gjëja e parë që na bie në mend janë aplikacionet për celularët e mençur. Por, së fundmi ka filluar të përhapet një fenomen ku shumë ueb shërbime ofrojnë “dyqanet” e tyre me aplikacione ashtu që të përmirësoni llogarinë tuaj në atë shërbim.

Ndër këto shërbime është edhe rrjeti shoqëror profesionist, LinkedIn. Lista e aplikacioneve në dispozicion në këtë rrjet shoqëror është e vogël në krahasim me rrjetet tjera shoqëror, por megjithatë ka prej atyre aplikacioneve që kryejnë punë për përdoruesit e LinkedIn.

CardMunch (iPhone; falas)

Edhe pse shpesh mendojmë për kohën kur kartelat biznesore do të zhduken nga përdorimi, realiteti është që këto pjesë të biznesit akoma janë në përdorim nga të gjithë të involvuarit në këtë sferë të jetës. CardMunch sinkronizon informatat e ngarkuara me kontaktet tuaja në LinkedIn. Thjesht kapni një imazh të kartelës dhe brenda disa minuta informatat do të kopjohen, ruhen dhe do të shfaqen si një kontakt më tepër i juaji në LinkedIn. Gjithashtu pasi të skanoni kontaktin, gjendet edhe një listë e përfshirë brenda informatave të profilit të atij kontakti. Ky aplikacion falas për iPhone vlerësohet si një aplikacion që patjetër duhet ta keni në LinkedIn.

Tripit (LinkedIn; falas)

Tripit ju ka ndihmuar biznesmenëve udhëtar për të ruajtur emailat e tyre për fluturimet, hotelet dhe informatat për huazimet e veturave në një vend tashmë për disa vite. Edhe aplikacioni Linkedin Tripit është i ngjashëm, dhe deri tani ofron vegla për të planifikuar dhe shpërndarë udhëtimet tuaja me kontaktet që keni. Pjesa më e mirë për këtë aplikacion është që posa të planifikoni një udhëtim ju mund të gjeni menjëherë se cilat kontakte në LinkedIn do të jenë në qytetin që ju do të vizitoni. Ky aplikacion është i dobishëm sidomos kur planifikoni një udhëtim biznesor dhe dëshironi të rezervoni sa më shumë takime rrjetore që të shfrytëzoni kohën tuaj në maksimum. Dëshironi pak argëtim? Aplikacioni mbledh të dhënat tuaja të udhëtimeve dhe rendit kilometrat e kaluar kundër lidhjeve tuaja, një shtesë për lojë shoqërore që shton një dozë argëtimi në këtë rrjet shoqëror.

Reading List by Amazon (LinkedIn; falas)

Nuk ka mënyrë më të mirë të vendosni çfarë të lexoni duke pyetur lidhjet tuaja. Derisa nuk është gjithmonë e sigurt që do të gjeni një vlerësim të thellë se çfarë ka në raftet e tyre të librave, ky aplikacion do të ju shpie një hap më afër. Koncepti i aplikacionit është i thjeshtë. Posa të vendosni aplikacionin Reading List në profilin tuaj, ju mund të postoni se çfarë libra po lexoni tani, çfarë planifikoni të lexoni, ose çfarë keni lexuar. Kur ju të gjeni dikë me interesime të ngjashme, ndiqni listat e tyre që të qëndroni në rrjedhë me ata lexues. Jo vetëm që është i shkëlqyeshëm për të marrë rekomandime leximi nga njerëzit, por gjithashtu është një mënyrë e mirë për të hapur biseda dhe rrjete brenda komunitetit tuaj në LinkedIn.

LunchMeet (iPhone; falas)

Ky aplikacion është i dobishëm veçanërisht në përdoruesit e hapur dhe aventurist të LinkedIn. Le të themi që të gjithë kolegët e tuaj të zyrës janë të zënë gjatë orës së drekës, ose ndoshta vetëm dëshironi të krijoni disa lidhje të mira. LunchMeet ju lejon të publikoni dispozicionin e kohës së drekës tuaj për dikë brenda LinkedIn, ashtu që të mund të takoheni. Aplikacioni inkurajon njerëzit që “kurrë të mos hanë vetëm” dhe përdor forcën e rrjetit shoqëror digjital për të bërë disa rrjete fytyrë-me-fytyrë. Derisa LunchMeet s’do të pëlqehet nga të gjithë, është një mënyrë shumë e mirë për të takuar disa nga lidhjet tuaja në vende publike për pak bisedë kreative.

WordPress (LinkedIn; falas)

Postimet e kryqëzuara janë një fjalë e pahijshme në botën e rrjeteve shoqëror. Shumë entuziastë digjital urrejnë kur njerëzit sinkronizojnë postet e tyre në Facebook, Twitter dhe faqe tjera. Sidoqoftë, ky aplikacion nuk është edhe aq shumë për shpërndarjen e përditësimeve. Në fakt, nëse jeni një përdorues i WordPress, është mënyra e përkryer për të koordinuar postimet e bllogut tuaj ashtu që të gjejnë hapësirë dhe audiencë brenda komunitetit tuaj në LinkedIn. Është lehtë të rregullohet; thjesht vendosni adresën e faqes tuaj dhe mbaroni. Kur ju ruani postimet tuaja në WordPress, ju mund gjithashtu të etiketoni postime relevante me “LinkedIn” ashtu që aplikacioni të marrë vetëm ato postime e që është një mënyrë e shkëlqyeshme për të siguruar që vetëm përmbajta relevante me komunitetin tuaj në LinkedIn të paraqitet në këtë rrjet shoqëror.

Lajmet e fundit>