Aplikacione

Pesë aplikacione për iPhone që i mungojnë Android-it

Apr 5 2012
0 Shpërndarje
Pesë aplikacione për iPhone që i mungojnë Android-it

Me ardhjen e Instagram-it në Android, disa përdorues snob të iPhone po shfaqin neverinë e tyre për përdoruesit e ri të këtij shërbimi shoqëror të cilët sipas tyre po e prishin rendin.

“Mos më ndiqni në Instagram nëse keni një android… Bllah,” shkruante në Twitter një përdorues i iPhone sipas BuzzFeed, që ka mbledhur dhjetëra reagime të ashpra nga përdoruesit e Instagram në iPhone. Reagimet po mblidhen edhe nga llogaria @AndroidAGram në Twitter.

Në fakt, përdoruesit e iPhone po mbeten pa aplikacione ekskluzive për tu lavdëruar. Por, atyre akoma u kanë mbetur edhe disa ekskluzivitete për ti bërë xheloz përdoruesit e Android. Më poshtë janë pesë aplikacione të popullarizuara të cilat nuk mund ti gjeni në Android për momentin.

Flipboard

Lexuesi i lajmeve ditore të teknologjisë së pari ishte lançuar për iPad në vitin 2010, dhe kishte ardhur në iPhone vitin e kaluar. Ajo çfarë është modeste tek FlipBoard është se si krijon formatin lexues të ngjashëm me revistë për përmbajtjet nga rrjetet shoqërore, RSS feed-ët dhe burimet e caktuara të lajmeve. Aplikacioni më i ngjashëm për përdoruesit e Android është Zite, i cili është lançuar në Google Play javën e kaluar.

Pinterest

Nëse përdoruesit e iPhone kërkojnë një klub ekskluziv, ata mund ta gjejnë këtë në Pinterest, rrjeti shoqëror që lejon përdoruesit të gozhdojnë fotografitë, videot dhe lidhjet në murin e tyre virtual të gjërave të preferuara. Edhe pse gjithkush me një ftesë në shërbim mund të qaset përmes Uebit, për momentin aplikacioni i vetëm mobil është në dispozicion vetëm për iPhone.

Tweetbot

Përdoruesit e mëdhenj të Twitter me celularët Android mund të lakmojnë për një ndërfaqe të lëmuar, e cila përdor shkurtesa rrëshqitëse për reprizë, ricicërimë dhe për të parë bisedat në përgjithësi. Dhe për ndryshim nga aplikacioni zyrtar i Twitter, Tweetbot nuk provon të shfaq etiketat – hashtags.

Jetpack Joyride

Përdoruesit e Android më në fund kanë aplikacionin më të mirë për humbje kohe kur muajin e kaluar erdhi loja Temple Run, por akoma atyre u mungon Jetpack Joyride. Derisa anojnë me jetpack në një laborator të pafund, lojtarët duhet të shmangin pengesat që të kompletojnë misionet dhe radhisin monedhat për marsh më të mirë. Sikur Temple Run, edhe kjo lojë kurrë nuk ka fund.

Infinity Blade

Nëse ekziston një aplikacion që duhet të bënte vërtetë xheloz përdoruesit e Android, atëherë është Infinity Blade dhe vazhdimet e saja. Loja përbëhet nga luftëra shpatash një-me-një, ku rrëshqitjet dhe shtypjet rezistojnë sulmet e kundërshtarit tuaj. Publikuesi i kësaj loje, Epic ka deklaruar që nuk ka në plan të sjell Infinity Blade në Android, sepse gama e gjerë e harduerit nuk ofron përvojë konsistente në të gjitha pajisjet.

Lajmet e fundit>