Aplikacione

Pesë aplikacione biznesi për Chrome

Apr 11 2012
0 Shpërndarje
Pesë aplikacione biznesi për Chrome

Vitin e kaluar unë kalova në shfletuesin Google Chrome nga Mozilla Firefox, dhe që nga atëherë nuk kam shikuar prapa. Shfletuesi i Google duket më i shpejtë, më i mençur dhe më i mirë që shpjegon edhe arsyet pse është shfletuesi më i preferuar tek përdoruesit biznesor.

Chrome gjithashtu shton produktivitetin e fshehtë në formë të shtesave, apo siç ka qejf ti quaj vet Chrome ‘aplikacione’.

Disa nga këto janë të lidhura me shërbime të jashtme, jo me stilin e shtesave të Firefox, por, kjo ësht[ gjë e mirë pasi nuk ngjiten të ndalin shfletuesin tuaj.

Në vend të kësaj, ato shfaqen në listën e aplikacioneve tuaja kur hapni një tab të ri. Një klik dhe tashmë jeni aty.

Unë kam rrumbullakuar pesë aplikacione esenciale për përdoruesit biznesor të Chrome.

1. Scribble

Akoma përdorni notepad-in e Windows për të ruajtur mendimet dhe idetë? Horror.

Scribble sjell shkrimet ngjitëse në shfletuesin tuaj, së bashku me alarmet dhe të dhënat që janë të lidhura me kohë.

E më e mira është që punon edhe pa internet, offline, ashtu që të dhënat tuaja do të jenë të qasshme edhe nëse nuk keni internet.

2. Shareaholic

Nëse jeni duke ndërtuar biznesin tuaj duke shfrytëzuar edhe rrjetet shoqërore

(gjë që duhet ta bëni), do të ju pëlqej ndihma që merrni me anë të Shareaholic. Me një klikim në ikonën e shtyllës së kësaj shtese, ju mund të shpërndani një uebfaqe në llogarinë tuaj në Facebook, LinkedIn, Twitter, dhe mbi dhjetë rrjete tjera shoqërore.

Ju gjithashtu mund të klikoni edhe për shpërndarjen me anë të e-mail, Digg, Reddit, dhe pothuajse çdo shërbim tjetër shoqëror.

3. Todo.ly

Një vegël e mirë menaxhuese që do të adaptohet me mënyrën se si punonin, e jo e kundërta. Todo.ly ofron detyra dhe menaxhim projekti të thjeshtë, të drejtpërdrejt dhe të gjithanshme. Na kujton në të shkëlqyeshmin WorkFlowy, por me një ndërfaqe më joshëse dhe me disa vegla organizative shtesë.

4. Vyew

Një vegël e shkëlqyeshme për skuadra, Vyew ofron “dhoma”  virtuale ku ju mund të shpërndani gjithçka: dokumentet, fotografitë, tabelat, dhe gjëra të ngjashme. Ekziston edhe një ekran shpërndarës, audio-konferencë, video-konferencë, bisedë publike dhe private, dhe gjithçka tjetër që do të ju nevojitej juve dhe një njësie të vogël biznesore.

E gjëja më e mirë për këtë aplikacion është që ky aplikacion është falas për deri në 10 veta.

5. Write Space

Duhet të përfundoni atë raportin, tabelën, por jeni vazhdimisht i shpërqendruar nga gjithçka tjetër në kompjuterin tuaj si e-mail, Twitter, dhe ajo dreq loje Angry Birds.

Për të arritur përqendrim total, hapeni Write Space – një redaktues teksti me ekran të plotë që bllokon gjithçka nga pamja juaj pos një faqe të zbrazët të zezë. (E mbani mend WordPerfect?) Ruhet vazhdimisht në prapaskenë, punon offline, dhe mahnit.

Rick Broida

CIO.com

Lajmet e fundit>