Slider

Përtej Google Glass: Teknologjitë që do të revolucionarizojnë biznesin

Jan 28 2014
0 Shpërndarje
Përtej Google Glass: Teknologjitë që do të revolucionarizojnë biznesin

Stop UpdatesKompani të tilla si SAP, Epson, IBM, Plantronics, madje dhe Walt Disney po përpiqen të sjellin teknologjinë kompjuterike që vishet më pranë biznesit.

Në një të ardhme jo shumë të largët, mekanikët do mund të shohin skema të pajisjeve që duhet të riparojnë në një monitor të shfaqur para syve, ndërkohë disa pajisje fleksibile gjysëmpërçuese do të implementohen në trupin e pacientëve për të transmetuar të dhëna ndaj doktorëve, ndërsa vizitorët e Disneyland do të mbajnë një rrip dore që do të shërbejë njëkohësisht si biletë pranimi, çelës hoteli dhe kartë pagese.

Në vazhdim do të keni mundësi të shihni shembuj realë të këtyre teknologjive që pritet të transformojnë biznesin.

SAP dhe Vuzix (Dërgimi i të dhënave)

Gjiganti gjerman i softuerëve SAP po bashkëpunon me Vuzix, zhvillues i syzeve të mençura, për të sjellë teknologjinë që mund të vishet tek industritë e ndryshme. Punonjësit do të përdorin këto syze të lidhura me smartfonin e tyre që mund të aksesojë të dhëna nga serveri dhe më pas ato mund të shfaqen para syve të tyre. Syzet do të orientojnë punonjësit të gjejnë produktet që po kërkojnë dhe sapo të arrijnë tek rafti i duhur ata mund të skanojnë barkodin për të konfirmuar nëse kanë përzgjedhur produktin e saktë ose jo. Zv,President i SAP, Paul Boril, ka konfirmuar se për këtë mënyrë të transmetimit të të dhënave kanë treguar interes kompanitë e energjitikës, të hekurudhave dhe spitalet.

SAP dhe Vuzix (Lehtësimi i mirëmbajtjes)

Imagjinoni sikur mjeti i ngarkimit të një punonjësi në fabrikë të ketë probleme. Kjo do të thotë se pajisja është jashtë shërbimit për momentin, por në qoftë se bëhet fjalë për një problem të thjeshtë, atëherë punonjësi mund të telefonojë një teknik dhe nëpërmjet kontrollit apo dërgimit të pamjeve të ndryshme vizuale do të jetë e lehtë që problemi të zbulohet dhe të zgjidhet në moment. SAP po përpiqet të krijojë një aplikacion që do të lejojë punonjësit e hekurudhave të inspektojnë rrotat e trenit thjesht duke i parë ato. Syzet më pas do të kontrollojnë nëse ato janë në rregull ose jo. Në rastin e parë do të “ngjyrosen” me ngjyrë të gjelbër ndërsa në rastin e dytë me ngjyrë të kuqe. Ngjyra e verdhë do të shfaqet në rast se ato janë shumë pranë difekteve, prandaj në këtë rast do të duhet që mekaniku të kryejë një kontroll manual.

Disney: Përmirësimi i eksperiencës së vizitorëve

SDuke qenë se miliona vizitorë vërshojnë nëpër parqet e Disney-it çd vit, Walt Disney Co ka qenë gjithnjë në kërkim të metodave që mund të përmirësojnë eksperiencën e vizitorëve. Disney është në dizajnim e sipër të një teknologjie që mund të vishet të quajtur MagicBand, pajisje që do mund të komunikojë me serverat e parkut. Magicband vetë nuk do të përmbajnë të dhëna, prandaj vizitorët që duan t’a përdorin atë duhet të vendosin disa informacione bazë dhe preferencat e tyre kryesore në uebfaqen e Disney-it. Më pas, pothuajse gjithçka duke filluar nga hapja e dhomës së hotelit në Disney Resort e deri tek blerja e ushqimeve, do të kryhet vetëm duke prekur njëherë pajisjen.

Epson dhe APX Labs: Analizimi i të dhënave në kohë reale

SEpson dhe APX Labs po përpiqen të krijojnë pajisje të veçantë që nëpërmjet një softueri për skanimin e fytyrës do t’ju mundësojë ushtarëve të identifikojnë kriminelët ose armiqtë potencialë. Një aplikacion

tjetër i Epson/APX do të ndihmojë zjarrfikësit që ndërkohë që janë duke shuajtur zjarrin të marrin informacione se për ku po drejtohet zjarri dhe cilat janë pikat më të rrezikshme ku duhet të ndërhyjnë menjëherë.

Epson dhe Scope Technologies: Instruksione vizuale riparimi

Riparimi i një pompe komplekse mund të jetë sfiduese për një teknik dhe shfletimi i manualeve të riparimit mund të kërkojë shumë kohë. Një aplikacion i zhvilluar së fundmi nga Epson dhe Scope Technologies do të bëjë të mundur që mekaniku thjesht të shohë pajisjen që duhet të rregullojë dhe në moment do të shfaqen para tij instruksione vizuale riparimi. Aplikacioni është integruar tek syzet Moverio BT-100. Ato përdorin një kamera të brendshme për të siguruar instruksione dhe diagrama të animuara ndaj përdoruesit. Të gjitha këto paraqiten direkt para përdoruesit ndërkohë që ai përpiqet të përfundojë me sukses detyrën. Instruksionet për pajisjet sigurohen nëpërmjet modeleve CAD të vendosura në një sistem menaxhimi të përmbajtjes.

Plantronics: Kufjet e programueshme

Stop UpdatesPlantroniks ka mundur të ngrejë kufjet me bluetooth në nivelin e teknologjisë kompjuterike që mund të vishet. Kompania ka bërë që pajisja Voyager Legend US të mund të integrohet me hardueret ose softuerët e tjera të përdoruesit. Në nivelin më të thjeshtë, pajisja do të identifikojë telefonuesit dhe do të njoftojë për ta me zë nëpërmjet integrimit me listën e kontakteve të përdoruesit. Komandat me zë mund t’i përgjigjen telefonatës ose mund të dërgojnë mesazh zanor. Duke përdorur API-t e kompanisë, zhvilluesit mund të shkruajnë aplikacione më të avancuara si për shembull: Në momentin që vjen një telefonatë nga një pajisje iOS ose Android, pajisja kontrollon nëse ky person ndodhet në bazën e të dhënave Salesforce të përdoruesit dhe nëse ka, ky informacion paraqitet automatikisht në ekranin e përdoruesit.

IBM: Shtresa e hollë e silikonit që mund të shpëtojë jetë

SImagjinoni sikur materialet gjysëmpërçuesit të ishin fleksibël. Ju do mund të vendosnit një çip në rrobat tuaja për të monitoruar zemrën. Ajo shtresë e hollë silikoni mund të vendoset gjithashtu edhe brenda trupit tuaj që në qoftë se pajiset me një antenë (biologjikisht të sigurta) do të jetë e mundur që doktori juaj të informohet për gjendjen tuaj shëndetësore shumë kohë para se ajo të bëhet kritike. Kërkuesit e Qendrës Kërkimore Watson të IBM-së kanë mundur të veçojnë shtresën e sipërme të një gjysëmpërçuesi që pavarësisht se është 10 000 herë më e hollë se një letër, përsëri e ruan funksionalitetin e një qarku. Kjo shtresë mund të konsumojë 0.6 volt energji dhe mund të mbështjellë pothuajse gjithçka. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>