Siguri

Personi që pretendoi se ka 50 % të Facebook-ut, ka falsifikuar dokumentet

Oct 27 2012
0 Shpërndarje
Personi që pretendoi se ka 50 % të Facebook-ut, ka falsifikuar dokumentet

Njeriu i cili pohonte se kishte 50% të aksioneve në Facebook, sepse themeluesi Mark Zuckerberg vodhi idenë nga ai, akuzohet për falsifikim të dokumenteve.

Ai dorëzoi një procedim të rremë gjyqësor, duke orkestruar një skemë shumë-milionë dollarësh. Të premten, hetuesit federalë arrestuan Paul Ceglia, 39 vjeç, nga Wellsville i Nju Jorkut nën akuzën e shkatërrimit të provave.

Akuzat ishin përfshirë në një padi prej 13 faqesh paraqitur në gjykatën federale të qarkut në Manhatën. Arrestimi tregon që hetuesit federalë mbështesin llogarinë e Zuckerbergut për marrëveshjen e punës me qira me Ceglian.

Facebook duket i kënaqur

“Ne kemi përgëzuar përfaqësuesin ligjor në Shtetet e Bashkuara për ngarkimin e Ceglias me krime federale në lidhje me padinë e tij mashtruese kundër Facebook-ut”,- tha Orin Synder, i cili është një bashkëpunëtor i Gibson Dunn dhe avokati që përfaqëson Facebook-un dhe Zuckerbergun në gjyq.

“Ceglia përdori sistemin e gjykatës federale për të përjetësuar mashtrimin e tij dhe tani do të mbajë përgjegjësi për skemën e tij kriminale.” Nëse shpallet fajtor, Ceglia rrezikon të dënohet me 40 vjet heqje lirie. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>