Harduer

Përshëndetuni me Fast Ethernet

Jan 30 2012
0 Shpërndarje
Përshëndetuni me Fast Ethernet

Sipas parashikimeve tregu i Ethernet Switch Layer 2-3 do të afrohet në rreth 28 miliardë dollarë në vitin 2016, i nxitur nga shitjet e Ethernet switch të përshtatur për qendra të të dhënave më të mëdha.

Kjo përkthehet në një rritje vjetore prej 6% nga viti 2010, sipas shifrave të Dell’Oro Group. Kjo kompani pret që 10G Ethernet të përbëj pjesën më të madhe të Ethernet switch deri më 2016, kryesisht për shkak të nevojës për porte me shpejtësi më të lartë në qendrat e të dhënave. Në të njëjtën kohë, 100Mbps Fast Ethernet që njëherë ishte shtylla e ndërmarrjeve po zhduket dalëngadalë. Portet fikse 10G zakonisht gjenden në nivelin më të lartë të ndryshuesve (switch-ëve) në qendrat e të dhënave, nivel që për momentin është duke shënuar kërkesën më të madhe në treg.

Parashikimet e kësaj kompanie shohin 40G Ethernet dhe 100G Ethernet, me teknologji të kombinuara të shënojnë mbi 3 miliardë dollarë të hyra deri në vitin 2016. Migrimi i serverëve nga Gigabit Ethernet në 10G Ethernet Lan-on-Motherboard këtë vit do të shtyj rritje në vitin 2013 dhe 2014, me shumicën e ndërmarrjeve që do të fillojnë të përdorin lidhje SFP+ dhe 10G Base-T në vitin 2013, dhe bizneset e vogla e të mesme që do të kalojnë në 10G Ethernet në vitin 2014.

Katalizatorët e rritjeve në dekadën e ardhshme për Ethernet do të jenë 40G dhe 1006G Ethernet duke  përgjigjur shtimit të përdorimit të 10G që kërkojnë më shumë shpejtësi dhe inter-switch linqe.

Parashikimet për periudhën 2011-2016 shfaqin që çmimi i 10G Ethernet porteve do të bie nga 715$ në 212$, Gigabit Ethernet nga 60$ në 30$, ndërsa 100Mbps Ethernet portet do të shtrenjtohen nga 8$ në 13$.

Distribuimi i 10G Ethernet porte do të katërfishohet nga 8.5 milionë në 62.2 milionë. Gigabit Ethernet portet do të bien nga 11.9 milionë në 10.9 milionë, dhe 100M portet do të fundosen për 80%, nga 133.4 milionë në vitin 2011 në 27 milionë në vitin 2016, gjithnjë sipas parashikimeve të kompanisë Dell’Oro.

Lajmet e fundit>