Aplikacione

Përkthyesit automatikë të gjuhës

Jan 6 2013
0 Shpërndarje
Përkthyesit automatikë të gjuhës

translatorPërkthyesit automatikë janë bërë mjete të fuqishme komunikimi nga dhjetëra gjuhë të botës. Por të përkthesh nga 6800 gjuhë që fliten sot në botë kërkon shpenzime në kohë e para për përkthyesit specialistë.

Kohët e fundit Microsoft-i ka krijuar për komunitetin një përkthyes kompjuterik të shpikur nga ai vetë. Projekti-pilot i organizuar nga Microsoft-i u përqendrua në gjuhën aziatike Hmong Daw.

Rreth 30 folës vullnetarë të gjuhës Hmong në Fresno dhe Californi, ngarkuan përkufizime nga fjalori 2-gjuhësh Hmong-anglisht, së bashku me kopjet e dokumenteve të shkruara në të dyja gjuhët. Më pas ata shkruan mostra fjalish duke treguar se si përdoren fjalë të veçanta në gjuhën e tyre.

Teknikat statistikore përcaktuan në mënyrë automatike përkthime të mundshme, dhe gjatë një periudhe prej katër muajsh vullnetarët korrigjuan përkthimet e gabuara, në mënyrë që të përmirësonin modelin e sistemit kompjuterik.

Në shkurt të vitit 2012, Microsoft-i e shtoi zyrtarisht gjuhën Hmong Daw-n në shërbimin e tij Bing Translate.

Më shumë se 50 qendra dhe ndërmarrje tregtare po “trajnojnë” përkthyesit e tyre kompjuterikë. Njëra nga përpjekjet synon ruajtjen e gjuhës Mayan, e cila është drejt zhdukjes. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>