IT Organizate

Përgjysmohen profitet e HP

Feb 23 2012
0 Shpërndarje
Përgjysmohen profitet e HP

Profitet e kompanisë Hewlett-Packard kanë rënë përgjysmë në çerekun e fundit pasi konsumatorët ndërprenë blerjet e PC-ve dhe printerëve të kësaj kompanie.

Të hyrat nga divizioni Personal Systems Group, që shet PC-të dhe “stacionet-punuese” (Workstation) të kompanisë kanë rënë për 15% krahasuar me vitin e kaluar, në 8.9 miliardë dollarë. Shitjet për konsumatorët kanë rënë për një çerek nga viti i kaluar, derisa shitjet e PC-ve për biznese kanë rënë për 15%.

Performancë të dobët ka pasur edhe Imaging and Printing Group i HP-së, të hyrat e të cilit kanë rënë për 7% në 6.3 miliardë dollarë, deklarojnë nga HP.

Kompani është duke tentuar për të riforcuar pozitën e saj në treg, pas një viti të rëndë ku HP kishte planifikuar të ndaj divizionin e PC-ve dhe pastaj kishte ndryshuar mendje, dhe në vitin në të cilin kishin hallakatur pa sukses tregun e tabletëve për të hequr dorë vetëm pas disa muajve.

Me gjithë humbjet, sipas CEO-s të kompanisë, Meg Whiman, HP ka arritur qëllimet që ka pasur për këtë çerek fiskal. Për ish-CEO-n e eBay ky ishte çereku i parë në krye të kompanisë.

Të hyrat e përgjithshme për çerekun që përfundoi me 31 janar ishin 30 miliardë dollarë, 7% më pak se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Profiti neto ishte 1.5 miliardë dollarë, një rënie prej 44% nga viti i kaluar dhe fitimi për aksion ishte vetëm 0.73$.

Divizioni tjetër i madh i HP-së, ai i shërbimeve pati rritje në të hyra për vetëm 1% duke realizuar 8.6 miliardë dollarë. Të hyrat nga magazinimet dhe serverë për ndërmarrje ranë 10%, derisa të hyrat nga softueri u rritën për 10%.

Lajmet e fundit>