Aplikacione

Përgjimi softuerik mund të sjellë përfitime nga pirateria kineze

Aug 29 2011
0 Shpërndarje
Përgjimi softuerik mund të sjellë përfitime nga pirateria kineze

Kina ka një kohë të gjatë që është si qendër për pirateri softuerike. Sidoqoftë, ofertat për të përgjuar përdorimin e softuerëve të palicensuar janë duke iu dhënë ndërmarrjeve një mundësi për të gjetur shkelësit dhe për t’i kthyer ata në konsumatorë. Ose në disa raste, caqe për padi gjyqësore.

Ndërmarrja amerikane V.i. Labs i ndihmon ndërtuesit e inxhinierimit dhe dizajnit të softuerit për të bërë përgjigjimin e përdorimit të prodhimeve të tyre të palicensuara. Softuerët e piraterizuar nga 12 klientë të V.i. Labs kishin një vlerë në treg prej 1.2 miliardë dollarë amerikanë, vetëm gjatë qershorit të vitit 2011, gjysma e të cilëve në Kinë, tha Vic DeMarines, i cili është zëvendës kryetar i prodhimeve për ndërmarrjen.

“Kina ka qenë një çështje e madhe” tha DeMarines. “Shumë ndërmarrje kanë ndalur së kundërshtuari piraterinë në Kinë sepse ata mendojë se ju nuk mund të bëni gjë për këtë.”

Sipas ekspertëve, derisa qeveria kineze është duke funksionuar për të eleminuar piraterinë në vend, dënime të dobëta ligjore dhe ngecje në përforcim të ligjit kanë drejtuar në një përdorim kaq të madh të produkteve të palicensuara softuerike. Sipas vlerësimeve të bëra nga Aleanca Biznesore e Softuerit, në vitin 2010, vlera e tregut të softuerëve piratë në Kinë ishte 7.7 miliardë dollarë amerikanë, duke e vendosur atë si të dytin, pas SHBA-së.

Përkundër sfidave, ndërtuesit e softuerëve për ndërmarrje janë duke u përqëndruar për të kthyer disa kopje të piraterizuara në shitje, thotë DeMarines. Kjo është sepse produketet e tyre janë përgjithësisht të përdorura nga ndërmarrjet më të mëdha, të cilat më lehtë mund të përgjojnë dhe përballojnë blerjen e kopjeve të licensuara softuerike./cio.al

Lajmet e fundit>