Siguri

Përgjimi dhe mbrojtja në ueb

Aug 24 2011
0 Shpërndarje
Përgjimi dhe mbrojtja në ueb

Nëse jeni në dijeni për Luftën e Ftohtë, ju mund ta dini se çfarë është gara për armë. Një anë vjen me një armë të re, ana tjetër e mbërrin atë dhe pastaj ana e parë kthehet me diçka edhe më të madhe e kështu me radhë. Kjo përfshin edhe luftën në të cilën ndodhen përdoruesit e kompjuterit të cilët e vlerësojnë privatësinë dhe uebfaqet dhe reklamuesit që nuk i duan.

Çdoherë që zhvilluesit e shfletusit dhe të tjerët vijnë me një mbrojtje nga përgjim, ana tjetër vjen me një truk të ri. Dhe është duke ndodhur sërish.

Një hulumtues në Universitetin Stanford së fundi gjeti që Microsoft ka qenë duke përdorur një teknologji të përgjimit online që ia mundësoi ndërmarrjes përgjimin e përdoruesve në MSN.com edhe pse kishte përdorur disa teknika standarde për t’iu shmangur përgjimit.

Një grup kërkuesish nga Universitetin e Kalifornisë në Berkeley gjeti që uebfaqet e tjera, duke përfshirë Hulu.com, kanë vënë në funksion teknika “super cookie” për t’i përgjuar përdoruesit për qëllime reklamimi.

Menjëherë pasi që doli raporti i Jonathan Mayer, Microsoft lajmëroi që do të ndalojë përdorimin e “super cookies” në MSN. Disa ditë pasi ishte publikuar raporti nga Universiteti nga Berkeley, Hulu lajmëroi në një postim në blog: “Duke lexuar raportin hulumtues, ne reaguam menjëherë për të hetuar dhe adresuar çështjet e identifikuara. Kjo përfshin suspendimin e përdorimit tonë të ofruesve të jashtëm të përmendur në studim.”

Hulu thotë që teknologjia super-cookie ishte përdorur nga dy shitësit e vet të jashtëm, një përpjekje, shkruan raporti, nga Hulu për të larguar përgjegjësinë nga vetja. Disa super-cookies rrinë cache, i cili paraqet vendin ku shfletuesi i ruan uebfaqet që i keni vizituar së fundi. Duke fshirë cache-n, ju do të liroheni nga ato. Kjo funksionon, por fshirja e tyre mund të ngadalësojë shpejtësinë e shfletuesit tuaj. Kjo është për shkak se pa cache, shfletuesi duhet t’i marrë që nga fillimi. Dhe, sapo ta vizitoni atë faqe, një super-cookie i ri do të kaplojnë shfletuesin tuaj.

Fshirja e cache-it është e lehtë: Në Firefox, shkoni tek “tools”, pastaj “clear recent history”. Në Internet Explorer 9, shkoni tek “tools” dhe “safety”, pastaj klikoni “delete browsing history”. Në Chrome, shkoni tek settings dhe pastaj tek “under the hood”. Pastaj klikoni “clear browsing data”.

Por ta dini se këtu kemi të bëjmë me një garë. Raporti i Universitetit nga Berkley tregon që cookie e rikrijon veten. Një rrugë është që të bllokohet tërësisht caching-u, por kjo mund të ngadalësojë shfletuesin tuaj.

Janë dy shtojca për Firefox që mund të jenë të dobishme. Një është SafeCache, e cila ende nuk funksionon me Firefox 6 dhe tjetra RequestPolicy, e cila funksionon me Firefox 6.

RequestPolicy bllokon atë që quhet “cross-site requests” që nënkupton që faqja të cilën jeni duke e vizituar kërkon të dhëna për një faqe të cilën e keni vizituar në të kaluarën./cio.al

Lajmet e fundit>