Business & Management

Përgjegjësit e marketingut po drejtojnë paratë dhe besimin e tyre ndaj mediave sociale

Nov 4 2013
0 Shpërndarje
Përgjegjësit e marketingut po drejtojnë paratë dhe besimin e tyre ndaj mediave sociale

Content-Market-2Përgjegjësit e marketingut biznes me biznes (B2B) po përdorin strategji të marketingut të përmbajtjes gjithnjë e më të përshtatshme për botën dixhitale në mënyrë që të promovojnë markën.

Ata po i qëndrojnë besnikë krijimit të përmbajtjeve të suportuara nga vetë marka si: revista, libra, artikuj, guida përdorimi etj… Faqet e rrjeteve sociale lehtësojnë përhapjen e këtyre materialeve duke lejuar konsumatorët të ndajnë informacionin edhe me klientë të tjerë potencialë.

Infografiku i mëposhtëm i siguruar nga LinkedIn tregon se 93% e përgjegjësve të marketingut të anketuar po përdorin aktualisht në një shkallë të caktuar marketingun e përmbajtjes dhe 58% e tyre kanë në plan që vitin e ardhshëm të rrisin buxhetin në drejtim të këtij lloji marketingu.

Një pjesë e konsiderueshme e atyre që përdorin marketingun e përmbajtjes (87%), përdorin platformat e mediave sociale si pjesë të taktikave të marketingut. Media sociale më e përdorur për aplikimin e kësaj strategjie rezulton LinkedIn, i cili përdoret në 91% të rasteve dhe pas tij renditet Twitter dhe Facebook që përdoren përkatësisht nga 85% dhe 81% e të anketuarve. Platformat sociale më pak të përdorura kanë rezultuar Foursquare, Tumblr dhe Vine (14%).

Përsa i përket pajisjeve mobile, vihet re se ato nuk kanë vend primar në listën e taktikave të përdorura nga përgjegjësit e marketingut. Vetëm 38% e të anketuarve përdorin përmbajtjet mobile, ndërkohë 34% përdorin librat elektronikë, ndërsa 28% përdorin aplikacionet mobile. Përdorimi i medias së printuar ka pësuar rënie – vetëm 35% e përgjegjësve të marketingut përdornin revista të printuara dhe 30% përdorin libra të printuar. (CIO Albanian)

LinkedIn-CONFIDENCE_BOOST_REVISED

Lajmet e fundit>