IT Organizate

Përfundon Startup Weekend Tirana

Apr 25 2012
0 Shpërndarje
Përfundon Startup Weekend Tirana

Të dielën është mbyllur edicioni i parë i Startup Weekend Tirana. Në ngjarjen e parë të këtillë të organizuar në Shqipëri, idetë e tyre i prezantuan 12 skuadra inovative para jurisë profesioniste.

Smart Step Web, Albania Tourist Guide, Digital Startup, TurboT, Albania Online Library, Linkademia, Artcode, ePay, Sixframes, FashionGov Albania, Easy ISP, dhe Grandmothers Employment ishin skuadrat startup që prezantuan idetë e tyre gjatë fundjavës.

Fituese doli skuadra Grandmothers Employment. Ky startup si ide paraqiti krijimin dhe operimin e një biznesi e-commerce i cili do të ofronte produkte punëdore për konsumatorët në të njëjtën kohë duke krijuar punë për gratë në Shqipëri derisa ndihmon ruajtjen e traditës së produkteve punëdore shqiptare.

Pozita e dytë i takoi startupit Sixframes. Kjo skuadër si qëllim ka krijimin dhe mirëmbajtjen e një platforme online e cila do të mundësonte krijimin e portofolit të videove për artist, student të akademisë së arteve, biznese, universitete, etj. E treta u rendit skuadra Albania Online Library që si synim ka krijimin dhe vënien në funksion bibliotekat online në institucione arsimore të cilat do të ndihmojnë librat shqipe të cilat në mënyra tjera s’mund të jenë të qasshme për të rinjtë në Shqipëri.

Në mesin e sponsorëve të këtij eventi ishin edhe dy revistat e ITBM Group, PC World Albanian dhe CIO.al, të cilat kanë premtuar ndihmë për të prezantuar idetë e tyre tek mijëra lexues dhe vizitorë të revistave dhe uebfaqeve tona. /cio.al/

Lajmet e fundit>