Slider

Përdoruesit të kënaqur me iPadin e tyre

Jun 6 2012
0 Shpërndarje
Përdoruesit të kënaqur me iPadin e tyre

Sipas një sondazhi të bërë nga kompania hulumtuese ChangeWave Research, thuhet se 81 përqind e poseduesve të pajisjes iPad të Apple janë shumë të kënaqur me tabletin e tyre.

Në këtë sondazh të ChangeWave Research që publikoi rezultatet ditën e djeshme, kishin marrë pjesë më tepër se 2,900 konsumatorë nga Shtetet e Bashkuara.

Një në pesë të anketuarit u deklaruan që ishin shumë të kënaqur, kurse 15 përqind thanë që ishin “deri diku të kënaqur”, duke e quar vlerën e përgjithshme të kënaqshmërisë për versionin e ri të iPad në 96 përqind.

Këto shifra ishin më të ulëta krahasuar me ato të muajit mars, kur ChangeWave bëri një sondazh me poseduesit e iPadit të ri. Në atë kohë, 82 përqind thanë që ishin shumë të kënaqur, derisa 16 përqind thanë që ishin deri diku të kënaqur.

Gjenerata e mëhershme e iPad 2, të cilën ndërmarrja Apple vazhdon ta shes në konfigurimin Wi-Fi 16GB për 399 dollarë dhe një model 3G për 499 dollarë, ndryshoi rezultatin prej 71 përqind të shumë të kënaqurve, me një 26 përqind tjetër të poseduesve të cilët thanë që ishin deri diku të kënaqur. (CIO Albanian)

Më tabelën më poshtë janë paraqitur rezultatet e këtij sondazhi:

Lajmet e fundit>