Business & Management

Përdoruesit e Twitter janë shumë aktivë

Jun 3 2012
0 Shpërndarje
Përdoruesit e Twitter janë shumë aktivë

Sipas raportit të publikuar nga Pew Internet and American Life Project, rrjeti Twitter mund të mos fitoj përdorues të rinj nga Shtetet e Bashkuara ashtu si më parë, por përdoruesit që i ka aktualisht janë shumë aktivë.

Sipas raportit, rreth 15 përqind e përdoruesve që shfrytëzojnë rrjetin Twitter në Shtetet e Bashkuara, janë adoleshentë. Ky numër është rritur nga 13 përqind sa ishte në muajin maj të vitit 2011. Kurse shifra gjatë muajit nëntor të vitit 2010 ishte 8 përqind.

Raporti, poashtu tregon se derisa përfitimi i përdoruesve të rinj është duke u ngadalësuar në Twitter, përqindja e përdoruesve aktivë është në rritje.

Sipas studimit të Pew, 8% e përdoruesve të rrjetit Twitter janë aktivisht të angazhuar në faqe në një ditë tipike, shifër kjo që është dyfishuar nga maji 2011 dhe është katërfishuar nga fundi i vitit 2010 kur ishin vetëm 2% e adoleshentëve online të cilët e përdornin rrjetin Twitter në një ditë të zakonshme.

Andaj, shtrohet pyetja se çfarë është duke i mbajtur përdoruesit kaq të lidhur me këtë mikrolog? Përgjigja e duhur për këtë pyetje mund të jenë përdoruesit e celularëve. Sipas Pew, përdoruesit e smartfonëve janë më të prirë për të qenë përdorues të rrjetit Twitter dhe porositë 140 karakterëshe janë ideale për përdoruesit që mundohen të japin informacionin që duan derisa janë në lëvizje. (CIO Albanian)

Më poshtë janë disa grafika të cilat paraqesin përqindjen dhe moshën e përdoruesve të Twitter.


Lajmet e fundit>