Internet

Përdoruesit e tabletëve nuk paguajnë për lajmet

Oct 25 2011
0 Shpërndarje
Përdoruesit e tabletëve nuk paguajnë për lajmet

Sipas rezultateve të një studimi të bërë nga Projekti i Qendrës Hulumtuese Pew për “Excellence in Journalism” dhe “The Economist Group”, një pjesë e madhe e përdoruesve të tabletëve ende duan që t’i lexojnë falas lajmet e tyre.

Studimi i Pew, i lëshuar sot, kombinon rezultatet e tre sondazheve të 1,159 përdoruesve të tabletëve të marra gjatë verës dhe fillimit të vjeshtës. Studimi tregon që 894 nga përdoruesit në fjalë i lexuan lajmet në tabletët e tyre së paku një herë në javë.

Vetëm një e treta e përgjegjësve kanë paguar drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë për përmbajtjen për lajme, tha Pew.

Studimi gjeti që vetëm 14% e përdoruesve të tabletëve kanë paguan drejtpërdrejt për lajmet në tabletët e tyre, derisa një 23% tjetër kishte një abonim në një gazetë ose revistë të shtypur që ofronte qasje dixhitale. Së bashku, këta dy grupojnë një përgjithësim prej 37%, por hapësira e gabimit në sondazhet e kombinuara është 5.5%.

Derisa pjesa më e madhe nuk duan që të paguajnë për qasjen në afqe për lajme, Pew tha që përqindja e atyre që kanë paguar drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë për përmbajtjen me lajme, është një “numër shumë më i madh se numri që hulumtimi i kaluar e ka gjetur”./cio.al

Lajmet e fundit>