Mobile

Përdoruesit e smartfonëve kanë varësi të theksuar ndaj Facebook-ut (Infografik)

Apr 4 2013
0 Shpërndarje
Përdoruesit e smartfonëve kanë varësi të theksuar ndaj Facebook-ut (Infografik)

facebook-smartfonSa të varur jemi ndaj Facebook-ut? Sipas një raporti përgjigja është “shumë”.

Përdoruesit e smartfonëve kontrollojnë profilet e tyre në Facebook të paktën 14 herë në ditë.

IDC, një kompani kërkimesh në fushën e teknologjisë së informacionit ka anketuar 7446 përdorues të iPhone dhe Android në SHBA nga 18 deri në 44 vjeç për raportin, “Always Connected: How smartphones and Social Kepp us Connected” që mund ta lexoni të plotë duke klikuar në këtë link.

Kontrolli i profileve në rrjetet sociale është kthyer tashmë në fiksim dhe forcohet gjithnjë e më tepër, për këtë ka ndihmuar edhe rritja e vazhdueshme e përdorimit të smartfonëve që sipas raportit mund të arrijë më tepër se 26 milion këtë vit.

Me siguri ky është një lajm pozitiv për Facebook-un, i cili është kritikuar vazhdimisht për paaftësinë e rritjes së të ardhurave në tregun e pajisjeve mobile.

Ditën e enjte pritet që Facebook-u të zbulojë një telefon HTC me sistem Android që mund të ndikojë në rritjen e zotërimit të tregut mobil të kompanisë deri në 96%.

Sipas raportit të IDC ndërveprimi i përdoruesve me Facebook ka arritur shifra tepër të larta.

70% e të anketuarve përdorin Facebook-un në telefonat e tyre dhe 61% e tyre e përdorin atë çdo ditë.

Një përdorues shpenzon mesatarisht 33 minuta në ditë duke shfletuar një rrjet social. (CIO Albanian)

facebook-info

Lajmet e fundit>