Aplikacione

Përdoruesit e Android më praktik se ata të iOS

Jun 5 2012
0 Shpërndarje
Përdoruesit e Android më praktik se ata të iOS

Nëse i krahasoni top 10 aplikacionet pa pagesë në dyqanin Google Play me të njëjtën listë në iTunes të Apple, ju mund të vëreni dallimet në mes të përqendrimeve në dy smartfonët.

Nga 10 aplikacionet pa pagesë në dyqanin Google Play për momentin tani, gjashtë janë nga Google, duke përfshirë Gmail, Street View në Google Maps, YouTube dhe Voice Search. Aplikacionet e tjera: Facebook për Android, Adobe Flash Player 11, Pandora dhe Instagram. Nga ajo që u tha mund të shihni se asnjë nga këto aplikacione nuk është me lojëra.

Në anën tjetër, gjysma e top 10 aplikacioneve pa pagesë në iTunes janë lojëra, duke përfshirë Mega Run, Hide the Fart dhe Subway Surfer.

Gjysma tjetër e top aplikacioneve pa pagesë në iTunes përbëhet nga Socialcam, Snapspeed dhe Instagram (aplikacione për video dhe fotografi) dhe dy aplikacione për argëtim, I’d Cap That (që shton thënie qesharake tek fotografitë) dhe Palm Reading Booth.

Përpara se të nxjerrim një përfundim, le të shkojmë edhe pak më thellë për të parë se cilat aplikacione pa pagesë për momentin zënë vendet nga 11 deri në 20 në dyqanet e aplikacioneve.

Në dyqanin Google Play, tre nga 11 deri në 20 në mesin e aplikacioneve pa pagesë – dy nga të cilat janë tituj të Angry Birds. Në iTunes, shtatë aplikacione janë lojëra nga 11-20 dhe dy janë vegla për rregullim të ndriqimit.

Po aplikacionet me pagesë? Në dyqanin Google Play, në top 20, 11 janë lojëra. Në krahasim me top njëzetëshen në iTunes App Store të aplikacioneve me pagesë, 12 janë lojëra.

Tani le t’i radhisim. Nga top 20 aplikacionet pa pagesë dhe 20 me pagesë në Google Play, 14 janë lojëra, në krahasim me 24 që janë për iOS.

Në bazë të këtij fakti, ju mund të mendoni që përdoruesit e sistemit Android janë më serioz dhe praktik se ata të iOS. Por duhet theksuar se ka edhe faktorë tjerë që ndikojnë në këtë gjë.

Njëri nga ta është që më shumë lojëra janë të zhvilluara për iOS se sa për Android. Gjithashtu, lojërat për iOS, janë thjesht më të mira se ato për Android. Kjo mund të jetë një deklaratë pak e fryrë, por mbase paraqet edhe realitetin.

Dhe kështu, nëse lojërat më të mira janë për iOS dhe ka më shumë për të, atëherë nënkupton që lojërat përbëjnë një copë të drejtë në listën me aplikacionet më të popullarizuara në App Store.

Një faktor tjetër: Android pasi që nuk është kopshti i murosur sikurse që është iOS i Apple, shpesh paraqitet si cak për ata që duan të bëjnë “ngatërresa” me aplikacione. Kjo është sepse lista me top 20 aplikacionet me pagesë për Android përfshinë pajisje më tepër me vegla si Titanium Backup PRO Key, ROM Manager dhe Root Explorer. Këto aplikacione përveç që janë praktike, mund të jenë edhe argëtim për lloje të ndryshme të “ngatërrestarëve”.

Atëherë, lirisht mund të konkludojmë se përdoruesit e iOS, adhurojnë më shumë lojërat sesa përdoruesit e Android.

Përfundimisht, ju do të mund të hasni në vështirësi për të bërë përgjithësime për ndonjë grup, qoftë për poseduesit e telefonave që kanë Android qoftë për ata të iOS. Por nëse dalim nga një këndvështrim i një personi që i përdor të dy platformat, mund të themi: kur duam të argëtohemi, mund të përdorim iPhone ose iPad. Kur duam një smartfon me ekran më të madh ose e ndjejmë një ide “ngatërrestare” që po na vjen, atëherë i kthehemi telefonit me Android. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>