Aplikacione

Përdoruesit e Adobe Connect mund të kyçen tani përmes Facebook-ut dhe Google-it

Dec 12 2013
0 Shpërndarje
Përdoruesit e Adobe Connect mund të kyçen tani përmes Facebook-ut dhe Google-it

connect-mobile-video-100050392-galleryMe përditësimin e fundit, përdoruesit e Adobe Connect mund të hyjnë tashmë në sistem duke përdorur llogaritë e tyre në rrjetet sociale. Përditësimi ka sjellë gjithashtu edhe opsione të reja mbi mënyrën se si shfaqen pjesëmarrësit në ekran.

Adobe Connect 9.2, i cili u prezantua gjatë ditës së martë dhe do të dalë në qarkullim nga tremujori i parë i vitit të ardhshëm, i mundëson personit që organizon mbledhjen të regjistrohet duke përdorur kredencialet e Facebook-ut dhe Google-it.

Aktualisht, për të përdorur shërbimin, përdoruesit duhet të regjistrohen me një emër përdoruesi unik si dhe fjalëkalimin në një faqe të krijuar nga organizatori i mbledhjes. Lejimi i regjistrimit me Facebook dhe Google do ta lehtësojë proçesin e regjistrimit, duke e shpejtuar atë.

Për më tepër, fushat që duhen plotësuar, mund të ngarkohen automatikisht nga llogaritë në Facebook dhe Google. Adobe ka planifikuar që të shtojë edhe Twitter-in dhe LinkedIn-in në të ardhmen.

Përveç këtij opsioni, janë shtuar edhe të tjera. Për shembull, është ndryshuar mënyra se si shfaqen pjesëmarrësit në video conferencing.

Personi që është duke folur do të nënvijëzohet tashmë me ngjyrë blu, për ta dalluar. Ndërkohë, në Adobe Connect 9.2, folësit do të zenë më shumë vend ndërsa pjesa tjetër e pjesëmarrësve do të shfaqen në formën e një filmi fotografik, me video të vogla. Connect i dedikohet kompanive të mëdha, duke konkurruar me shërbime si Cisco WebEx Meetings apo Microsoft Lync. Mund të shpërndahet në infrastrukturën e cloud-it publik të Adobe-it, në cloud-e private etj. (CIO Albanian)

Tags >

adobe
Lajmet e fundit>