Aplikacione

Përdorni Windows 8 si një Windows Home Server

Oct 29 2012
0 Shpërndarje
Përdorni Windows 8 si një Windows Home Server

Nuk jeni ende të sigurte nëse duhet të përditësoni sistemin tuaj në Windows 8? Një arsye tunduese është edhe fakti që Windows 8 mund të funksionojë si zëvendësues i Windows Home Server. Ofron pothuajse të njëjtat karakteristika si shpërndarjen, ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave në rrjet.

Për të mësuar të gjitha opsionet e nevojshme për ndërtimin e një Windows 8 Home Server, mund të lexoni edhe guida si “Building a Windows 8 Home Server”.

Në këtë libër elektronik (9.99 £) mund të mësoni gjithçka, që nga zgjedhja e harduerit e deri tek instalimi i Windows 8 për të menaxhuar llogaritë e përdoruesit dhe folderat e shpërndarë.

Nëse po vrisni mendjen se cili është ndryshimi mes Windows Home Server 2011 dhe Windows 8, faktikisht nuk ka shumë.

Gjithsesi, Windows 8 ofron më tepër hapësirë për të dhënat si dhe ka një sistem ruajtje WHS të përmirësuar. Ai ka gjithashtu edhe karakteristika për backup, përfshi historinë e skedarëve dhe butonin reset. Shpërndarja e dokumenteve dhe medias është e njëjtë.

E vetmja gjë që duket se mungon është monitorimi i gjendjes së rrjetit si dhe aksesimi në distancë (por Microsoft do të lançojë një aplikacion SkyDrive që do ta zgjidhë më vonë këtë problem). (CIO Albanian)

Tags >

windows 8
Lajmet e fundit>