Internet

Përdorni kohështrirjen e Facebook për të promovuar biznesin

Feb 20 2012
0 Shpërndarje
Përdorni kohështrirjen e Facebook për të promovuar biznesin

Facebook ka filluar të shtyjë Kohështrirjen në profilet e 850 milionë përdoruesve këtë javë. Faqet biznesore në Facebook nuk janë të prekura nga ky ndryshim, së paku për momentin, dhe kompania juaj mund të shfrytëzojë këtë ndryshim.

Kohështrirja në fillim duket vetëm si një ndryshim kozmetik i formatit të shfaqjes së përmbajtjeve në profilet e Facebook-ut. Ndryshimet i bëjnë përmbajtjet në Facebook më tërheqëse dhe shfaq të gjithë historinë e posteve në Facebook të përdoruesit në kohështrirje kronologjike që e bën më të lehtë gjurmimin në materialin e vjetër. Në shumë mënyra, Kohështrirja do të jetë një ndryshim i mirëseardhur për Faqet Biznesore në Facebook, edhe pse nuk është e sigurt se kur dhe nëse do të ndodh kjo. Sidoqoftë, Business Insider raporton që Kohështrirja për kompanitë mund të shfaqet me 29 shkurt në Konferencën për Marketing të Facebook-ut.

Për momentin, bizneset mund të përdorin taktikat e mëposhtme për të vendosur kompaninë tuaj në Kohështrirjen e përdoruesve dhe për të maksimizuar ekspozimin në Facebook.

 

Brendoni Kohështrirjen me një mbulues artistik

Në krye të Kohështrirjes në Facebook keni një imazh të madh në formë baneri. Ky mbulues artistik ndryshon nga imazhi i lidhur me profilin në Facebook; ai imazh shfaqet i zvogëluar në anën e majtë të poshtme të mbuluesit artistik.

Shumica e njerëzve sigurisht do të postojnë ndonjë fotografi të fëmijëve të tyre, ose ndonjë qeni, ose ndonjë fotografi interesante dimri. Sidoqoftë, ky është një thesar për të reklamuar biznesin tuaj. Përdorni ndonjë fotografi të logosë së kompanisë, një fotografi biznesi, apo ndonjë fotografi me punonjësit tuaj. Sigurohuni që në plan të parë të shfaqet emri dhe/ose logoja e biznesit.

Për të çuar një hap më para këtë, kërkoni nga punëtorët tuaj nëse ata do të jenë në gjendje të bëjnë të njëjtën gjë. Ju mund tu ofroni ndonjë stimulim për ata që vullnetarisht vendosin diçka që ka lidhje me kompaninë tuaj në mbuluesin e tyre artistik.

E edhe mund të krijoni kartolina biznesi që të shfaqen në mbuluesin tuaj artistik në Facebook me anë të Moo.com

 

Etiketoni fotografi

Etiketimi i fotografive nuk është as i ri as unik në Kohështrirjen e Facebook-ut, por mund të jenë një mënyrë shumë efektive në promovimin e biznesit tuaj dhe angazhimin me konsumatorët.

Bëni fotografi të biznesit tuaj, të punëtorëve tuaj në zyrë, të produkteve tuaja ose njerëzve që përdorin ato, dhe gjithçka tjetër me interes, e pastaj etiketoni ato me profilin e faqes tuaj biznesore në Facebook. Fotografitë që ju etiketoni, derisa jeni të lidhur në llogarinë e profilit të faqes tuaj biznesore, shfaqen në seri të pesë imazheve të vogla në krye të faqes së Facebookut. Nëse ka ndonjë imazh që ju me më qejf s’do ta shfaqnit këtu, vetëm shtypni ‘X’ që shfaqet lartë në anën e djathtë kur ju kaloni mbi fotografi, dhe ajo do të fshihet dhe zëvendësohet nga një fotografi tjetër e etiketuar.

Për një fitim më të madh nga marketingu, kërkoni nga konsumatorët tuaj të postojnë fotografi të biznesit apo produkteve tuaja dhe pastaj të etiketojnë biznesin tuaj në ato fotografi. Kur një konsumatorë poston fotografi, ato do të shfaqen në Kohështrirjen e tyre. Nëse ato kanë etiketën e biznesit tuaj, ajo mund të çoj deri tek një numër më i madh i përdoruesve në rrjetin shoqëror të konsumatorit që do të klikojnë nga ajo fotografi në fotografi tjera për të mësuar më shumë për biznesin tuaj.

 

Inkurajoni regjistrime

Facebook ka ndryshuar Facebook Places dhe ka larguar Facebook Deals, por përdoruesit akoma mund të bëjnë regjistrime, check-in, të bazuar në lokacione.

Regjistrimet shfaqen në Kohështrirjen e përdoruesit në Facebook, dhe lejojnë të tjerët në rrjetin e tyre të dinë që ata ishin në vendin tuaj të biznesit. Njerëzit u besojnë rekomandimeve nga miqtë dhe familjarët e tyre më shumë se reklamat dhe gumëzhimat, kështu që nuk ka mënyrë më të mirë marketingut se sa të lejoni rrjetet e tyre shoqërore të dinë se ata përdorues bëjnë biznes me juve.

 

Krijoni aplikacione për shpërndarje shoqërore

Nëse vërtetë jeni ambicioz dhe biznesi juaj vetvetiu çon drejt këtij lloj aktiviteti, lehtësoni marketingu fjalë-për-fjalë nëpër Facebook duke zhvilluar aplikacione për shpërndarje shoqërore.

Nëse keni një aplikacion që lidhet në faqen tuaj biznesore në Facebook, çdo aktivitet në të cilin përdoruesit angazhohet në faqen tuaj biznesore do të reflektohet në Kohështrirjen e tyre dhe do të shfaqet për të tjerët që mund të shohin se çfarë po bëjnë ose edhe çfarë po lexojnë ata. Nëse atyre ju duket interesant, ata mund të klikojnë në të dhe të shohin edhe materialet tjera që përmban.

 

Kohështrirja e Facebook nuk është një ndryshim fundamental për bizneset kur jemi tek marketingu në rrjetet shoqërore. Qëllimi kryesor është që akoma të ndërtoni lidhjedhe angazhime me konsumatorët më shumë se sa tu predikoni atyre. Kohështrirja thjesht ofron trike të mira që mund të përdorni për të maksimizuar ekspozimin për faqet tuaja biznesore dhe të gjeni më shumë përdorues.

 

Lajmet e fundit>