Siguri

Përdorimi jashtë afatit i Java-s nga bizneset, opsion për sulme kibernetike

Sep 22 2013
0 Shpërndarje
Përdorimi jashtë afatit i Java-s nga bizneset, opsion për sulme kibernetike

browser_securityBizneset vazhdojnë të injorojnë rreziqet që i kanosen nga përdorimi i versioneve të Java-s jashtë afatit të suportimit të tyre, ku kemi një raport prej 1/5 e bizneseve që kujdesen dhe përdorin versionet më të fundit sipas analizës së bërë gjatë gushtit nga firma e sigurisë Websense.

Pas drejtimit të trafikut nëpërmjet ThreatSeeker Intelligence Cloud të firmës së sigurisë u vu re se 40 % e kërkesave Java ishin nga versioni Java 6 SE, të pasuara nga java 7 SE që përpara 1 viti dhe suporti për Java 6 ka përfunduar në prill të vitit 2013. Pavarësisht se disa për shkaqe përshtatshmërie mund ta kenë përdorur këtë version, fakti që ata po injorojnë këtë çështje, shton mundësinë e sulmeve të ndryshme.

Tendenca e përgjithshme e mos përditësimit përfshinte 81 % të shfletuesve të hapur ndaj dobësive më konkretisht , CVE-2013-2473 edhe CVE-2013-2463, tha Websense. Java vazhdon të jetë më e përdoruara midis përdoruesve të biznesit, Websense zbuloi se 84% e shfletuesve dhe klientëve e mundësonin atë. “Java është një mënyrë e mirë që sulmuesit e sotëm përdorin për të sulmuar bizneset” – tha menaxheri i kërkimit tek Websense, Carl Leonard.

“Kriminelët kibernetikë i kanë të qarta sfidat e biznesit për të përditësuar Java-n dhe prandaj ata fokusohen në etiketimet e këtyre përditësimeve për të gjetur dobësi të ndryshme.” 40 % e përdoruesve nuk përdorin versionin e fundit të Java-s, zbuloi gjithashtu Websense. 25% e instalimeve ishin më shumë se 6 muaj të vjetër, me 20 % rreth një vit dhe 10 % më shumë se 2 vjet. (CIO Albanian)

Tags >

java
Lajmet e fundit>