Slider

Përdorimi i pajisjeve elektronike në darkë shkakton pagjumësi

Oct 17 2012
0 Shpërndarje
Përdorimi i pajisjeve elektronike në darkë shkakton pagjumësi

Kemi përmendur edhe më parë se përdorimi i laptopit, tabletit apo smartfonit para gjumit mund t’ju shkaktojë probleme gjatë natës.

Kërkuesit e Lighting Research Center në Rensselaer Polytechnic Institute kanë zbuluar se ekspozimi prej dy ose më shumë orësh ndaj pajisjeve me ekran reduktojnë melatoninën me 22%.

Ky reduktim, ose ndrydhje e kësaj substance, mund të shkaktojë probleme me gjumin veçanërisht tek adoleshentët.

Kështu që, nëse po mendoni se hiqni stresin duke dërguar mesazhe natën vonë apo duke iu përgjigjur e-maileve, duke ndjekur serialin tuaj të preferuar etj, mund të jeni duke rrezikuar shëndetin tuaj për shkak të pagjumësisë.

Më poshtë ju paraqesim disa fakte interesante, grupuar sipas rangut moshor. (CIO Albanian)

Janë përdorur këto përcaktime për këto grupime moshe:

Baby Boomers 46 – 64 vjeç

Brezi X 30 – 45 vjeç

Brezi Y 19 – 29 vjeç

Brezi Z 13 – 18 vjeç

Cilët shohin TV çdo natë?

Baby Boomers 67%

Brezi X 63%

Brezi Y 49%

Brezi Z 50%

Cilët përdorin kompjuterin apo laptopin të paktën disa net në javë?

Pothuajse të gjitha brezat 61%

Cilët përdorin kompjuterin, laptopin për të naviguar në internet pothuajse çdo natë?

Brezi Y 47%

Brezi Z 55%

Cilët luajnë video lojëra të paktën disa herë në javë deri para se të flenë?

Baby Boomers 12%

Brezi X 15%

Brezi Y 36%

Cilët përdorin mesazhet në celular apo vetë celularin pothuajse çdo natë para se të flenë?

Baby Boomers 5%

Brezi X 15%

Brezi Y 42%

Brezi Z 56%

Cilët zgjohen nga një telefonate, mesazh apo e-mail të paktën disa net në javë?

Brezi Y 20%

Brezi Z 18%

Lajmet e fundit>