Internet

Përdorimi i internetit në Shqipëri arrin në 48.1%

Jun 27 2012
0 Shpërndarje
Përdorimi i internetit në Shqipëri arrin në 48.1%

Përdorimi i internetit në Shqipëri ka arritur në shkallën 48.1%. Kjo është statistika më e fundit e publikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU), që konfirmon një përprarim të shpejt të penetrimit të internetit në shoqërinë shqiptare. Krahasuar me vitin 2007, penetrimi i internetit është rritur me tre herë, ndërsa krahasuar me vitin 2009 me rreth 2.5 herë.

Sipas të dhënave të ITU, internetin e përdorin rreth 1.44 milionë shqiptarë, nga rreth 2.9 milionë banorë që rezultuan nga regjistrimi i fundit i popullsisë. Me një penetrim internetiiiiiii ejpr 48.1%, Shqipëria paraqitet tashmë shumë afër niveleve mesatare të përdorimit të internetit në rajon, ndërkohë që është ende më poshtë se mesatarja prej 61.3% e 27 vendeve të Bashkimit Evropian.

Në krahasimin me vendet e rajonit, Shqipëria paraqitet më mirë se Bosnje-Hercegovina, që ka një penetrim interneti në masën 42.3% dhe më mirë se Turqia, ku penetrimi i internetit është 44.4%. Madje, Shqipëria ka një përdorim interneti më të lartë edhe se vende anëtare të BE, si Greqia, me 46.9%, apo Rumania me 39.2%.

Ndërkaq, Kosova ngelet vendi me penetrimin më të ulët të internetit në rajon. Sipas ITU, vetëm 20.7% e kosovarëve e përdorin internetin. Shteti europian ku interneti përdoret më shumë në raport me numrin e popullisisë është Islanda, me një shifër mjaft mbresëlënëse. Sipas statistikave të ITU, në Islandë internetin e përdorin rreth 98% e banorëve. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>