Harduer

Përditësohet YouTube në Google TV

Feb 14 2012
0 Shpërndarje
Përditësohet YouTube në Google TV

Google do të përditësoj aplikacionin YouTube për pronarët e Google TV gjatë kësaj jave duke premtuar përmirësime në performancë dhe mënyra më të lehta për të gjetur videot që ju pëlqejnë. Aplikacioni i rifreskuar do të shfaqet si përditësim në Android Market.

Aplikacioni i ri YouTube për Google TV tani përmban faqe të kanaleve dhe ju mund të shihni videot e lidhura dhe më shumë video nga i njëjti përdorues kur ju të shtypni tastet poshtë dhe lartë në telekomandën tuaj. Vetia e quajtur Discover gjithashtu ju lejon që të surfoni në kanalet e YouTube përmes kategorive.
“Përdoruesit do të vërejnë shpejtësinë dhe navigimin më të mirë me aplikacionin e ri, dhe derisa surfojnë për ndonjë video komike, ata mund të gjejnë përmbajtje për kuzhinë ose lajmet e reja si dhe kanale të mrekullueshme për shijet e tyre,” deklaron Jurek Foryciarz, menaxher produkti për Google TV në Google.
Me integrimin e përmirësuar të YouTube në Google TV, kompania vazhdon të shtyj për kanale origjinale, proces që ka filluar vitin e kaluar. Me qëllim që të joshë më shumë shikues dhe të konkurroj me shërbimet si Hulu dhe Netflix, këto kanale të YouTube kanë si qëllim të kompletojnë videot amatore dhe jo-ekskluzive, filmat profesionist dhe shout televiziv në YouTube.
Megjithatë Google nuk është e vetmja kompani që po përditëson softuerin e marrësve të tyre. Apple pritet të bëj më shumë “bastisje” në dhomat e ditës me përditësimin e marrësit të tyre për Apple TV. Pajisja që është përditësuar për herë të fundit në vitin 2010, Apple TV pritet të zbrazet nga stoqet e dyqaneve sipas raportit të 9To5Mac, duke dhënë shenjat e para për versionin e ri.
Pos përditësimit të marrësit Apple TV, disa raporte muajve të fundit kanë sugjeruar që kompania është duke punuar në një sistem komplet për televizor. Aluzionet e para ishin në biografinë zyrtare të Steve Jobes të shkruar nga Walter Isaacson ku Jobs ishte cituar të ketë thënë për këtë sistem se “Më në fund e gjeta.” Ky sistem komplet për argëtim shtëpiak i përqendruar rreth televizorit pritet të dal në treg në fillim të vitit 2013 dhe supozohet se do të përkrah komandat me zë ngjashëm me stilin Siri.

Lajmet e fundit>