Aplikacione

Përditësohet TweetDeck

Mar 23 2012
0 Shpërndarje
Përditësohet TweetDeck

Klient-aplikacioni mjaft i përdorur i Twitter, Tweetdeck ka pësuar një ndryshim të madh. Me anë të përditësimit të fundit, Twitter ka ndryshuar gati në tërësi këtë aplikacion që pothuajse e vetmja gjë që ka mbetur nga forma e vjetër është vetëm funksioni i tij bazë – mundësia për të përdorur Twitterin pa u futur në uebfaqe.

Versioni i ri i Tweetdeck ka shtuar vetinë që përdoruesit të krijojnë dhe editojnë listat në Twitter dhe ka shtuar kolona të reja për “Interactions” dhe “Activitity” që ju mundëson të ndiqni se çfarë veprime po ndërmarrin edhe miqtë tuaj në Twitter.

Versioni i ri përkrah edhe vetinë për të parashikuar përmbajtjet mediale që shpërndahen nga ata që ju i ndiqni, dhe një shtesë tjetër në versionin e ri është edhe vetia e ricicërimës (Retweet) në vend të asaj që më parë quhej “Quote”.

Megjithatë për Twitter-in si kompani përmirësimi më i mirëseardhur është krijimi i listave që për kohë të gjatë është neglizhuar nga përdoruesit. Tani ata mund të krijojnë, editojnë dhe fshijnë listat drejtpërdrejt nga aplikacioni. Për këtë veti të gjithë profilet e përdoruesve në Twitter do të kenë edhe butonin e ri që lexon “shto dhe largo nga listat (add or remove from lists)”, gjë që do të ju ndihmoj juve si përdorues për të shtuar dhe larguar më lehtë ndonjë ndjekës nëse vizitoni profilin e tyre.

E versioni mobil i Tweetdeck tani përkrah edhe kolonën e bashkëveprimeve “Interactions”. Këtu shfaqen jo vetëm përmendjet e juaja, por gjithashtu njoftimet kur dikush ju ndjek, ju fut ë listë, ricicëron ose favorizon ndonjë cicërimë tuajën. Një veti e ngjashme është edhe ajo për aktivitetet e fundit “activity”, që ju ofron të shihni aktivitetet e lidhura me llogaritë që ju ndiqni përfshirë detajet se çfarë llogari të reja ata ndjekin, çfarë cicërima favorizojnë, dhe cilat llogari i shtojnë në lista.

Twitter ka rifreskuar edhe UI për aplikacionin mobil që tani përkrah parashikimet e mediave, që tani shfaq imazhet dhe videot e lidhura me ndonjë cicërimë pa pasur nevojë për të lançuar një dritare të veçantë ose uebfaqe. Tani këto do të shfaqen brenda rrjedhës. Përditësimi përfshin parashikime më të mëdha në formë galerie dhe mund të qasen duke klikuar imazhin apo URL adresën.

Lajmet e fundit>