Internet

Përditësimi i “LinkedIn Today” ofron lajme në kohë reale për anëtarët e LinkedIn

May 9 2013
0 Shpërndarje
Përditësimi i “LinkedIn Today” ofron lajme në kohë reale për anëtarët e LinkedIn

Linkedin TodayLinkedIn Today, i lançuar për herë të parë para dy vjetësh, ka funksionin e një gazete dixhitale që përmbledh lajmet ditore kryesore të bizneseve. Edicioni i artikujve ditorë është i personalizuar në varësi të lidhjeve që ka krijuar lexuesi.

LinkedIn Today sapo është përditësuar me një dizajn të ri dhe i ofron përdoruesit 20 seksione lajmesh kryesore të quajtur “Kanale” (Channels) duke mundësuar kështu për përdoruesit një përmbajtje më të pasur.

Fillimisht versioni i përditësuar do të jetë i disponueshëm për anëtarët anglisht folës.

Krijimi i kanaleve përbën ndryshimin më të dukshëm dhe më të rëndësishëm të LinkedIn Today.

Kategoritë janë dizajnuar për të ndihmuar antarët të gjejnë më tepër lajme për fushat ku ata janë të interesuar si p.sh media sociale, teknologji, ekonomi apo shëndet. Kanalet do të ndihmojnë gjithashtu në pasurimin e rrjetit me një përmbajtje më të plotë.

Ato realizojnë në mënyrë automatike gjetjen e lajmeve të reja.

LinkedIn Today i përditësuar iu ofron lajme njerëzve në çdo pjesë të rrjetit profesional dhe drejton strategjinë e kompanisë drejt një përmbajtjeje të tillë që mundëson tërheqjen e njerëzve në uebfaqen e saj. (CIO Albanian)

Tags >

linkedin
Lajmet e fundit>